-1 C
Priština
More

    Kënaquni derisa jeni “vetëm“

    spot_imgspot_img

    Statusi i lidhjes suaj është solo? Shfrytëzoni kohën vetëm për vete në mënyrën më të mirë të mundshme…  

    1. Rrëmbeni një mashkull të bukur

    Nuk ka aspak rëndësi a e keni takuar shumë më parë apo është hera e parë që e shihni, sic nuk është e rëndësishme a është tipi juaj. Nëse është i bukur si ëndër dhe i pashëm, kënaquni me te të paktën një natë!

    1. Shkoni në udhëtim

    Udhëtoni vetëm apo me shoqen tuaj më të mirë në vendin të cilin gjithmonë keni dashur ta shihni. Nuk ka nevojë të jetë rrugë e gjatë apo rrugëtim për të cilin ju nevojiten shumë të holla. Me rëndësi është të shkoni në vendin që JUVE ju bën të kënaqeni, qoftë ai edhe ndonjë qytezë të cilën gjithmonë keni dashur për ta fotografuar.

    1. Mbahuni me kulturë

    Vizitojini të gjitha ato vende që iu kanë ikur vetëm se i dashuri juaj i ka urryer- galeritë, muzeumet, netët e poezisë, teatro, koncerte… bash të gjitha që ju përmbushin dhe kënaqin!

    1. Dorëzohuni masazheve

    Ato pak para që i keni, i keni shpenzuar në ditëlindjet e tija, dhuratat e përvjetorëve dhe të gjitha rastet tjera. Më në fund ka ardhur koha që të lazdroni veten- afrojini vetes masazh, ndonjë tretman kozmetik të cilin ka kohë që e dëshironi apo kaloni ditën në spa sallone.

    1. Organizoni argëtim të marrë

    Rregullohuni nga koka deri në këmbë, vendosni parfumin e dashur dhe kënaquni në ndejën personale. Thirrni një miks të vërtet të njerëzve – nga kolegët e punës, miqtë e vjetër, shoqërinë e re pa ndonjë arsye të veçantë- vetëm se këtë mund ta bëni!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...