0.3 C
Priština
More

    Pse femrat e forta tërhiqen nga meshkujt e gabuar

    spot_imgspot_img

    Me cilat sfida përballet femra moderne, e pavarur, liberale dhe financiarisht e pavarësuar në kërkim të shpirtit binjak…

    Gratë moderne, mendje-hapura, të pavarura dhe të sukseshme janë shembull që duhet ndjekur për të gjitha ato femra që ndjehen të dobëta, të nënshtruara ndaj meshkujve, ekonomikisht dhe psiqikisht të varura, të paafta që të dalin nga roli tradicional i femrës. Këtyre femrave të robëruara në shoqëritë e tyre patriarkale, që ndjehen të pashpresa dhe të dobëta, femra moderne u duket si perëndeshë së cilës i përkulen dhe e admirojnë.

    Mirëpo a është femra moderne dhe e sukseshme e lu,tur dhe e kënaqur siç u duket të tjerëve? Fatkeqësisht, shpesh herë jo! Ata janë të sukseshe në profesionet e tyre, të rrespektuara, me punë që u sjellin status në shoqëri dhe të holla, mirëpo sikur të ishin të mallkuara në jetën private dhe intime nuk janë edhe aq të kënaqura dhe të sukseshme. Lidhjet e tyre zakonisht nuk zgjasin shumë, ndërprehen nga grindjet, ofendimet dhe lënë pas shijen e idhët të disfatës dhe dëshprimit. Pse është i tillë fati i këtyre femrave? Kush janë ato?

    Femra e fortë dhe e pavarur dhe problemet e saja në dashuri

    Femra moderne afarsite është ai lloj i femrës që është finansiarisht e pavarur, e cila mund të jetojë nga të ardhurat personale dhe e cila ka bindje liberale, arsimim të lartë si dhe kulturë të përgjithshme. Ajo është energjike, e emancipuar, e vetëdijshme dhe person i fortë që di se çfarë dëshiron të arrijë. Ajo nuk nënkupton feministen kokëfortë, të rreptë, të ngurtë, që nuk dëshiron seks dhe që urren meshkujt sepse” ata janë të njejtë”. Përkundrazi, femra e vetëdijshme dëshiron meshkujt, dëshiron trupin e tyre si dhe ka ëndje për jetë të pasur dhe të shëndetshme seksuale.

    Për këtë “ femër të fortë” modern dhe problemet e saja ka shkruar Maja Shtorh në librin e saj “ Dëshira e femrës së fortë për një mashkull të fortë”. Një grua e fortë është ambivalente ndaj mashkullit sepse ka nevojë për autonomi në njërën anë ndërsa në anën tjetër ka nevojë për lidhje, siguri dhe ngrohtësi. Dilemma e femrës modern është nëse dëshiron një mashkull besnik si shërbëtor apo një mashkull që e zotëron atë, sepse thellë në vetëdijen e saj e pranon mënyrën tradicionale të kuptimit në marrëdhëniet mashkull-femër.

    Problem i këtyre femrave qëndron në atë se tërhiqen nga meshkujt që janë “endacakë”, bie marrëzisht në dashuri me mashkullin e pakapshëm, “ujkun e vetmuar” dhe të papërmbajshëm. Ai është një lloj i mashkullit që i le femrat t`a presin dhe të çmenden nga dëshira, një tip që haptazi tregon dashurinë për jetën e lirë dhe pa obligime, shpreh aversion kundrejt çfarëdo lidhjeje e sidomos ndaj martesës. Kur ndeshin meshkuj të tillë, femrat e forta sfidohen dhe dëshirojnë që ta zbusin atë. Mirëpo kur e arrijnë zbutjen, mashkulli ideal i tyre bëhet i mërzitshëm dhe i zakonshëm.

    Kur femra e fortë dashurohet – strategjitë tipike të sjelljes

    Femrat e forta që dashurohen në mashkullin e fortë sillen në tri mënyra tipike:

    • Mënyra e viktimës: femra e fortë takon një mashkull të fortëi cili e “pushton” atë, mirëpo menjëherë më vonë largohet nga ajo dhe vazhdon “të endet”, gjë që e bën femrën të dashurohet edhe më marrëzisht për të.
    • Mënyra e ikjes: femra e fortë lehtë frikësohet nga mashkulli i fortë sepse ai mund të jetë i vërteti. Ik sepse ajo figohet se në dashuri do humbasë dinjitetin, pavarësinë dhe vetëkontrollin.
    • Mënyra luftarake: femra e fortë lufton kundër Hijes së saj, insiston që të ngulfasë dëshirën për një mashkull të fortë që ikë nga nënshtrimi ndaj tij. Ajo “ujkun” e saj ia arrin që ta zbusë dh eta shëndrrojë në një “qenush”, prandaj edhe nuk e dashuron.

    Pse femra e fortë në dashuri bën përzgjedhjen e gabuar

    Pse gjithmonë, mashkulli që e dëshiron femra e fortë, duhet të jetë ujk, endacak, vështirë për tu kapur, gjithnjë ai që është përzgjedhja jo edhe aq e mirë ? Pse për femrën e fortë, djaloshi i sjellshëm i lagjes është i mërzitshëm, pse nuk mund të dashurohemi në një njeri normal dhe të sjellshëm? Këtu edhe fshehet sekreti psikologjik. Shtorh shpjegon pse femra e fortë vepron pa kuptim, pa vetëdije vepron në dëm të vetvetes, saboton veten si dhe lidhjet e dashurisë. Ajo tregon se për këtë dukuri është fajtore një fuqi e brendshme dhe misterioze i quajtur Animus.

    Çfarë është Animus dhe çfarë bën?

    Animusi është, shkurtimisht, elementi mashkullor në psiqikën e femrës. Në “të pavetëdijshmen” e saj, femra ka shumë kualitete “mashkullore” siç janë shpirti luftarak, dëshira e rendit, tendenca ndaj parimeve, logjikës, mendimit teorik, epshi për pushtet dhe pavarësi. Ky element, në formën më të mirë, u ndihmon femrave që të kuptojnë polin e kindërt dhe të krijojë një linjë të kuptueshme komunikimi me të. Edhe në anën e kundërt, në çdo shpirt mashkullor , në “pavetëdijen” e tij ndodhet imazhi mitik femëror – Anima.

    Kur femra bie në dashuri, gjërat i merr nën kontroll “kapiteni i fshehur i pandërgjegjshëm” –Animus. Ky fenomen ndërtohet në bazë të babait patriarkal, konzervativ që shpesh mungon në shtëpi. Për këtë femra modern dhe liberale dashurohet në endacakë dhe “maço” tipa që e ngulfasin nevojën e tyre për lidhje, e nuk dashurohet në djelmosha të ndjeshëm dhe të edukuar. Armiku më i madh i femrës është në vetvete sepse Animusi patriarkal e bën atë të shohë femrat si inferiore dhe shpesh herë ka nevojë që të ndjehet inferior dhe budallaqe para partnerit, vetëm e vetëm nga frika se do të braktisej nëse është më e mençur. Në fund të fundit, femrat nuk takojnë princin e përrallave por veten e tyre!

    Si të bëheni femër e kënaqur dhe me vetëbesim

    Kur femra e fortë ia arrin që të vetëdisojë femrën e brendshme të dobët, sjellja e saj ndryshon rrënjësisht. Tanimë ajo bëhet e gatshme që të dashurojë në të vërtetë, të jetë e butë dhe e dashur dhe prap të ruajë autonominë e saj. Kur femra të arrijë që të kuptojë “endacakun e brendshëm” të saj, ajo më nuk kërkon “ujkun e vetmuar” por kërkon që të lidhet edhe me meshkuj tjerë, për të cilët lidhja është e rëndësishme. Një lidhje mes femrës së fortë dhe mashkullit të fortë nënkupton që tani, femra ka tërhequr projektimin e Animusit të saj, tani ajo zbulon cilësitë mashkullore në vetvete dhe i integron ato si pjesë përbërëse të karakterit të saj, aty ku e kanë vendin. Kur femra bashkëkohore bëhet e vetëdijshme për fuqinë e saj, e cila buron nga brendësia e fshehtë, atëherë ajo fiton lirinë e vërtetë dhe mund që të largohet nga lidhja e kobshme dhe e mundimshme me mashkullin e tipit të “ujkut të vetmuar”.

    Hija : ana e errët e personalitetit

    Me Hije nënkuptojmë të gjitha ato cilësi të fshehura dhe të papranuara tek disa persona. Këto cilësi janë gjithçka nga çfarë personi ka turp apo urren, dhe nuk është e vetëdijshme se i posedon. Në Hije dhe errësirë ndodhen tipare të padëshiruara, qëndrime dhe preference të cilat janë arsyeja pse janë të shkëputura nga personaliteti i tyre. “Më trego një person që ju irriton, do ju tregoj Hijen tuaj”./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...