Papritmas është bërë i ftohtë, nuk po ju thëret më, nuk po ju dërgon mesazhe… Çfarë duhet të bëni?
Një pjesë e trurit tuaj ju tregon se me siguri diçka ka ndodhur që e pengon atë për të ju thirrur (nuk ka valë, ju ka harxhuar bateria, apo është shumë i zënë me punë apo …). Pjesa e dytë, pra, parandjenë se diçka nuk është në rregull, se nuk jeni më interesant për të, se ka gjetur një tjetër …
Mos e bombardoni me mesazhe
Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të filloni ta bombardoni me mesazhe. Kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë që ta refuzoni dikë nga vetja. Do të dukeni si një e dëshpëruar e fundit dhe pak si „fanatike“.
Dërgoni mesazhin e zakonshëm
Është e pranueshme të provoni një herë ose dy herë për ta marrë atë, vetëm për të parë se çfarë po ndodhë. Nëse nuk përgjigjet brenda tri ditëve, apo thotë se do të paraqitet, por nuk thërret, pyeteni edhe një herë se ku qëndron problemi. Nëse përsëri qëndron gjakftohtë, fshini numrin e tij.
Provoni kontaktin personal
Nëse është e mundur, përpiquni ta shihni personalisht. Kështu do të mundeni nga sytë dhe zëri të vlerësoni se si qëndron puna. Përveç kësaj, ndoshta përsëri do të zgjoni dëshirën e tij, sepse, meshkujt janë tipa vizual.
Mos i tregoni askujt
Bëhuni i kujdesshëm se kujt i ankoheni për situatën momentale. Kurrë mos u rrëfeni te miqtë e përbashkët.
Mos shkruani për këtë në rrjete sociale
Sigurisht nuk dëshironi për këtë të krijoni diskutim publik. Çfarë nëse nuk është kryer akoma çdo gjë, dhe ai paraqitet me shpjegim të arsyeshëm – si ta shikoni në sy? Ndoshta mendoni se në këtë mënyrë do ta provokoni që të ju paraqitet, por kjo mundë vetëm ta largojë nga ju.
Mos e prisni
Nuk ka kuptim që vazhdimisht të kontrolloni celularin dhe shikoni nëse keni ndonjë thirrje të humbur, apo të qëndroni në shtëpi me shpresën se papritmas do t’i bie ziles në derë. Vazhdoni jetën normale, dhe nëse thërret – shkëlqyeshëm, nëse nuk thërret – gjithashtu është mirë, sepse të paktën e dini se jeni të lirë./kosovarja.ch/