-2.1 C
Priština
More

    Tek depresioni, më e rëndësishme është vetë-ndihma

    spot_imgspot_img

    Me ndihmën e mjekut dhe psikiatrit si dhe ilaqeve kundër depresionit, shumë e rëndësishme është edhe vetë-ndihma.

    Vetëm njerëzit të cilët vuajnë nga një formë e depresionit, e dinë se si të luftojnë me këtë çrregullim të keq mendorë, dhe se sa e vështirë është për të qëndruar brenda kontrollit të  emocioneve të tyre, për t’i rezistuar nevojës për tu mbyllur në vetëvete dhe për të mbyllur kontakte me botën e jashtme.

    Ajo që është e sigurt, është se njerëzit që janë duke luftuar me depresionin nuk mund të lihen vetëm, jo ​​vetëm për shkak të tendencave destruktive, por edhe faktit që menjeherë kur ngelin të vetmuar, depresioni do të bëhet më i thellë dhe më e vështirë është për të dalur nga ai. Në fakt, një nga karakteristikat kryesore të depresionit është shmangja e çdo kontakti social, në atë masë që personi nuk ka nevojë për asnjë ndërveprim me personat më të afërt të tyre, madje edhe me kafshët shtëpiake. Përveç kësaj, disa fillojnë të përdorin alkoolin apo drogën në masë të tepruar,  si dhe ushqimin.

    Depresioni ndryshon nga personi në person, por e zakonshme për të gjithë është sjellja negative që mund të keqësojë gjendjen, e cila e bën të vështirë për të dalë nga ky rreth vicioz. Pra, me ndihmën e mjekut dhe një psikiatëri si dhe medikamenteve të përshkruara kundër depresionit, e nevojshme është edhe vetë-ndihma, si dhe mbështetja e rrethit të ngushtë.

    Mbyllja në vetëvete

    Një nga karakteristikat kryesore të depresionit klinik është mbyllja në vetëvete dhe ndërprerja e të gjitha kontakteve shoqërore-ndarja nga jeta (heqja dorë nga cdo gjë). Edhe pse kjo është jashtëzakonisht e vështirë, njerëzit të cilët janë duke luftuar me depresionin, në atë moment i’u duhet pikërishtë e kundërta. Kontakti social zvogëlon stresin e trurit, e cila gjithmonë rrit simptomat fillestare.

    Çfarë duhet të bëni? Mundohuni të shpjegoni dhe të përgatisni familjen dhe miqtë tuaj më të afërt për depresionin që e keni, dhe shpjegojuni atyre se si ata mund t’ju ndihmojnë, kur bini në episodin e ardhshëm. Le t’ju shtyejnë për aktivitetet e ndryshme dhe kontakteve shoqërore, dhe vetë organizoni aktivitete të ndryshme që ju nuk duhet të humbisni.

    Ruminations

    Një nga komponentet më të theksuara të depresionit është ruminations, dmth, makthi nga disa ngjarje, fenomene, pyetjeve metafizike, idetë, frikat që çojnë në zhytjet edhe më të thellë në depresion. Ruminations mund të ndodhë si rezultat i ngjarjeve që njerëzit në depresion i kanë interpretuar gabimisht apo negativisht. Kur njerëzit janë në depresion klinik, do të kalojnë shumë kohë pikërisht në mendimet negative, gjegjësisht ruminations.

    Çfarë duhet të bëni? Përqëndroni vëmendjen mbi aktivitetet pozitive – leximi i librave pozitiv – argëtues, shikimi i komedive, angazhimi pozitiv shoqëror.

    “Mbytet“ në alkool dhe / ose drogë

    Duke kërkuar rehati, dhe dalja nga depresioni në alkool dhe / ose drogë, është një nga mënyrat më të zakonshme për të zgjedhur një person që vuan nga depresioni klinik. Në, fakt alkooli dhe droga aktualisht mpijnë ndjenjat si frika, ankthi, apati, dhe kështu me radhë … Përveç që alkooli dhe drogat janë në vetvete të dëmshme, negativisht mund të ndikojnë edhe pilulat kundër depresionit dhe të shkaktojnë reaksione të paparashikueshme kimike në trup, të cilat mund më shumë të përkeqësojnë sesa të përmirësojnë gjërat.

    Çfarë duhet të bëni? Bisedoni me mjekun tuaj i cili mund t’ju ndihmojë jo vetëm në trajtimin e depresionit, por edhe për problemin me alkool dhe droga.

    Rrjedhja e aktivitete

    Rrjedhja e aktiviteteve me të cilat zakonisht kënaqeni, të tilla si ushtrimet apo ndonjë hobi, kryesisht është e lidhur ngusht me shmangien e kontaktit shoqëror, por përsëri mund të shihet si një problem i veçantë, në varësi nga aktiviteti. Sigurisht, në një gjendje depresioni, ju duhet vetëm të vazhdoni me aktivitetet që ju të kënaqeni dhe që ju gëzojnë. Kjo është në thelb një paradoks i depresionit. Trupi është i aftë për të gjitha aktivitetet fizike, por truri thjesht nuk i jep trupit sinjale për të lëvizur.

    Çfarë duhet të bëni? Kërkoni ndihmë nga familja dhe miqtë, ose si pjesë e trajnerëve personal që do të ju inkurajojnë për aktivitete që ju do të bëni zakonisht. Për shembull, të angazhoni një trajner personal për aktivitete sportive …

    „Mbidozë“ me sheqer

    Shumë njerëz, kur ata janë të padisponuar do të mbështeten tek ushqimi e sidomos ëmbëlsirat, lëre më ata që vuajnë nga depresioni. Trupi në këto momente ka dëshirë të madhe për sheqer dhe karbohidrate. Rritja e papritur e sheqerit në gjak mund të shkaktoj efektin e kënaqësisë së çastit, por kur sheqeri në gjak bie, ju ktheheni përsëri në gjendjen fillestare.

    Çfarë duhet të bëni? Provoni deserte që kanë një indeks të ulët glycemic, të tilla si ato të pasura me kakao (65 për qind e më shumë). Fatkeqësisht, shumica nuk mund të rezistojnë atë. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...