2 C
Priština
More

    Seks i tmershëm ndërsa lidhje perfekte: Si të veproni?

    spot_imgspot_img

    Që të ruani afërsinë me partnerin tuaj si dhe romancën në një lidhje, është e rëndësishme që të keni marrëdhënie seksuale, edhe atë jo çfarëdo lloj seksi, por seks të mirë dhe të shëndetshëm.

    Ndonjëherë, ndodhë që çiftet të kenë një lidhje perfekte dhe bien dakord për shumë gjëra, por ja që seksi i tyre është i tmerrshëm. A mundet që një lidhje të mbijetojë pa seks të mirë?

    Nëse seksi është i tmerrshëm në lidhjen tuaj, nuk e keni patjetër të përfundoni lidhjen tuaj. Duhet të përpiqeni që ti ktheheni rrugës së drejtë dhe të qëndroni me partnerin i cili kujdeset për ju. Shpeshherë ndodhë që meshkujt nuk e marrin parasysh nëse partnerja e tyre duhet të arrijë orgazëm apo jo. Kjo nuk do të thotë që ai është egoist, por thjeshtë ndoshta ndjehet i pasigurtë në këtë pike. Nëse ju ndodhë kjo juve, është e rëndësishme që ti tregoni partnerit tuaj se edhe ju keni nevojë të arrini orgazëm ashtu sikur ai, si dh eta ndihmoni duke i shprehur mënyrën më të lehtë për të arritur qëllimin e dëshiruar.

    Ndonjëherë ndodhë që seksi në një lidhje të jetë i gjatë dhe i mërzitshëm, sepse partnered kanë frikë të eksperimentojnë. Është shumë e rëndësishme ti tregoni partnerit tuaj se çfarë doni dhe nuk duhet t’ju vijë aspak turp për këtë gjë. Pa marrë parasysh se sa kohë jeni në një lidhje, shmanguni nga frika dhe filloni të eksperimentoni së bashku me trupin tuaj.

    Dhe së fundi, mungesa e seksit mund të jetë thjeshtë si rezultat i problemeve tjera që partnerët kanë në jetë. Ndoshta jeni në gjendje stresive, kështuqë seksi është gjëja e fundit që ju vjen në mendje. Nëse mendoni se e keni këtë lloj prblemi, bisedoni me partnerin tuaj dhe mundohuni të kuptoni problemin dhe të gjeni zgjidhje. Ndoshta asnjëri prej jush nuk është i keq në shtrat dhe ndoshta seksi juaj nuk është edhe aq i tmerrshëm, por për shkak se ju jeni nën stres, dhe kur është fjala për seksin ju as që doni t’ia dini për të./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...