Meshkujt nuk dëshirojnë të ndjejnë aromën e parfumit tuaj të ri, por aromën natyrale të lëkurës suaj, e cila intensifikohet gjatë kontaktit seksual me pasion, si dhe ndjehen të lumtur kur edhe pas seksit, kjo aromë u ngelet në rrobat e tyre apo në mbulesat e shtratit
Hulumtimet tregojnë se femrat gjatë takimit me partnerin e ri për marrëdhënie intime, përgatiten për 6 orë të plota. Megjithatë, meshkujt janë qënie shumë të thjeshta, dhe se nuk arrijnë të vërejnë shumë gjëra. Revista “Men’s Health” ka zhvilluar një anketë në të cilën pyet lexuesit e saj: Çfarë vërejnë meshkujt tek femrat gjatë kontaktit të parë seksual? Edhepse përgjigjet ishin të ndryshme, disa prej tyre ishin përsëritur disa herë.
- Vetëbesimi
Nuk ka asgjë më johëse apo tërheqëse se sa femrat që ndihen të sigurta në lëkurën e tyre dhe nuk kanë frikë ta ekspozojnë atë. Kur ju hiqni rrobat, ai nuk vëren qimet në pjesën intime, lëkurën e thatë apo pedikyrin, por gjuhën erotike të trupit ku vetëm me disa sekonda mund ta çmendni fare atë.
- Lëvizjet
Ecja femërore, lëkundja e vitheve si dhe lëvizjet e trupit që reflektojnë feminitet, janë disa nga shkaktarët më të fortë të fantazisë seksuale mashkullore. Ai nuk vëren rregullimin e flokëve tuaj ose grimin dhe maskarën, por vetëm trupin tuaj që është në përputhje me dëshirat e tij.
- Pamja e fytyrës
Pasioni dhe dëshira e madhe që mund të lexohet në fytyrën e një femre, është e papërmbajtshme për meshkujt. Ai nuk do të vërejë losionin e ri shkëlqyes, por shprehjen e fytyrës suaj plot pasion gjatë përqafimit. Grimasat apo mimikat e ëmbla gjatë kulmit të aktit seksual janë diçka vërtetë të veçanta dhe emocionuese.
- Format e trupit
Trupi lakuriq i femrës në një dhomë gjysmë të errët, është një skenë që nuk mund ti rrezistojë asnjë mashkull. Ai nuk vëren celulitin tuaj dhe shenjat në lëkurë, por siluetën joshëse të zbukuruar me një stomak femëror, prapanicë, kofshë dhe gjoks të formuar që do ta bëjnë të luajë mendsh.
- Aroma
Çdo njeri ka aromë të veçantë të lëkurës. Ai nuk dëshiron të ndjejë parfumin tuaj të ri apo çfarëdo spreji aromatik mbi trupin tuaj, por erën natyrale të lëkurës, e cila gjatë marrëdhënieve plot pasion rritet edhe më shumë./kosovarja.ch/