3.7 C
Priština
More

    Meshkuj, mundohuni: Femrat kanë zbuluar se si t`i sjellni deri në orgazëm!

    spot_imgspot_img

    Përafërsisht vetëm çereku i femrave rregullisht arrin orgazëm gjatë marrëdhënieve. Femrave u nevojitet shumë më tepër se penetrim në kohëzgjatje prej 5 minutave.

    Orgazma e femrës është mister global. Mashkulli kurrë nuk është i sigurtë 100% se partnerja do të arrijë orgazëm, e as që ekziston ndonjë teknikë që garanton se ajo do të arrihet. Por një gjë është e sigurtë – kur femra nuk mund të arrijë orgazëm, është një goditje e fortë për egon e tij.

    Meshkujt që nuk janë vetjakë dhe dëshirojnë që partnerja të arrijë orgazëm, mirëpo shumica e meshkujve nuk arrijnë të kuptojnë se edhe nëse nuk arrin orgazëm ajo kënaqet me seksin.

    Kërkimet tregojnë se vetëm çereku i femrave rregullisht arrin orgazëm gjatë marrëdhënieve. Femrave u nevojitet shumë më tepër se penetrim në kohëzgjatje prej 5 minutave.

    Çfarë të bëjnë femrat?

    Që t`ua lehtësojnë meshkujve, shumë femra përmes anketave në faqen askmen.com kanë dhënë përgjigje se çfarë u nevojitet që të arrijnë orgazëm.

    Përgjigja më e popullarizuar që e kanë dhënë 59,88% është edhe më e vështira- stimulimi delikat i klitorisit në të njejtën kohë me penetrimin.

    18,05 % e femrave që kanë marrë pjesë në anketë kanë deklaruar se kurrë nuk kanë përjetuar orgazëm. 7,7 % kanë thënë se për të bërë atë kanë nevojë për vibrator, 7,04 % kanë thënë se kanë nevojë që të fantazojnë diçka seksi.

    Kështuqë, mjeshtria që secili mashkull duhet ta mësojë është stimulimi i klitorisit. Secila femër ka preferenca të ndryshme andaj mënyra më e mirë që të mësoni se si ta bëni atë gjë është që bashkarisht me partnerin të gjeni metodën e preferuar. Para se të mësoni këtë mjeshtri ta bëni bashkë me penetrimin, më mirë përkushtohuni ndaj klitorisit përgjatë seksit oral apo stimulimi me dorë.

    Ekspertët këshillojnë se pozitat më të mira për stimulimin e klitorisit janë kur femra është mbi mashkullin apo kur mashkulli është mbrapa femrës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...