Nëse keni qenë të tradhëtuar, dini se ka shumë mendime të ndryshme që ju sugjerohen si këshilla. Disa thonë se duhet të ndaheni, të tjerët thonë se mund ta tejkaloni këtë situatë, dhe të riktheheni fuqishëm në lidhje. Lëvizja e juaj e ardhshme nuk duhet të përcaktohet nga të tjerët sepse vetëm ju e dini se çfarë është e mirë për ju. Disa nga viktimat e tradhëtisë shpjegojnë pse qëndruan në lidhje edhe pas atij veprimi.
- Sepse janë ende të dashuruar
“ Qëndrova sepse e dashuroja, sepse gjithmonë paramendoja se do të kaloj tërë jetën me të. Ajo më la në mes të rrugës dhe tradhëtia e saj ishte kontribuesi kryesor i këtij vendimi. Më vjen mirë se më la, sepse pas tradhëtisë asgjë nuk ishte njësoj. Edhe sot e kësaj dite më mungon personi që dashuroja por jo edhe personi që më la”.
- Sepse janë naivë
“Isha i ri dhe nuk kuptoja se një lidhje pa besim të ndërsjelltë nuk është lidhje e vërtetë. Nuk e kuptoja se netët që dilte jashtë me shoqet ishin netë pa gjumë për mua, gjithmonë duke dyshuar se prap do më tradhëtonte. Nuk mund të jetoja një jetë të tillë edhepse ajo kishte ndryshuar”
- Sepse nuk iu konvenon të ndahen
“Ne kishim fëmijë dhe sinqerisht nuk mendoja se ndarja do të ishte zgjidhje. Unë kam një punë mirëpo nuk mendoj se do t`ia arrij të furnizoj fëmijët me një rrogë. Isha në dashuri dhe e gatshme që ta fal, mirëpo jo edhe të harroj. Mendoj se do të ndodhë prap dhe nuk do t`ia fal nëse ndodhë. Kam një llogari bankare që në rast se ndodhë përsëri të jem e përgatitur”.
- Sepse mendojnë se njerëzit janë të aftë që të ndryshojnë
“Qëndrova në lidhje sepse e dashuroja dhe më dukej se ishte e penduar për tradhëtinë që bëri. Ndonjëherë njerëzit gabojnë dhe pendohen. Kur të falësh një person nuk duhet që t`ia përkujtosh atë që ka bërë sepse ashtu gjithmonë kthehesh mbrapa, kjo nuk do të thotë se duhet të harrosh çfarë ndodhi- vetëm mos e përkujto më. Kjo nuk do të thotë që duhet të sjelleni mirë nëse ky veprim mund të përsëritet, kësaj i thonë- mënyrë pasive-agresive”.
- Mendojnë se mund të rregullojnë gjërat
“Kisha mungesë të vetëbesimit, dëshiroja të racionalizoj dhe të riparoj gjërat që ajo më thoshte dhe që e shqetësonin. Ende isha marrëzisht i dashuruar në të ndërsa ajo më shpërbleu duke më tradhëtuar përsëri”.
- Sepse lidhja e tyre është një soj monogamie
“Nuk më pengonte në veçanti, unë kam zgjedhur që mos ta tradhëtoj ndërsa ai mund të bëjë çfarë të dojë. Ai udhëton me punë dhe unë jam O.K, gjëja e çuditshme është se ai e pranoi dhe më tregoi se ishte i dehur dhe i marrë. Jemi të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, emocionalisht unë e di se ai është i imi, dhe në qoftë se dëshiron ndokend kohë pas kohe, mund të bëjë çfarë të dojë dhe mua nuk më pengon”.
- Sepse nuk dëshirojnë të ndjehen si dështakë
“Gjithçka erdhi papritmas para dy viteve, tani jemi duke bërë terapi bashkë dhe ajo më siguron se më do mirëpo unë nuk jam i sigurtë që do jam në gjendje ta respektoj dhe t’i besoj si më parë. Planifikoja që ta kaloj tërë jetën me të andaj duhet që ta provoj të riparoj dëmet”. /kosovarja.ch/