1.7 C
Priština
More

    7 sekrete për të rregulluar (ruajtur) martesën tuaj! (pjesa 4)

    spot_imgspot_img

    …dhe, sekret pas sekreti, ne i përfunduam 3 nga to. Vazhdoni të mësoni se si të veproni në lidhjen tuaj martesore…

    Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj. Vazhdojmë tutje.

    Sekreti nr.4

    Përfshihuni (Involvohuni)

    A keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen „Ju jeni ajo që Ju hani“? Ky slogan nga industria e fitnesit, ju mbetet në mendje dhe na kujton se, ashtu si ne i shpenzojmë kaloritë tona, ashtu e përcaktojmë shëndetin tonë. Dëshironi të jeni e trashë? Atëherë hani më shumë gjëra të yndyrshme. Dëshironi që të jeni e shëndetshme? E pra, ju merrni një ide.

    Kur është fjala për martesën tuaj, unë do të thoja, „ju jeni ajo që ju bëni.“ Me fjalë të tjera, ashtu se si ju dhe bashkëshorti juaj e kaloni kohën tuaj, ashtu ju e përcaktoni fuqinë e martesës suaj. Kaloni atë së bashku dhe ju do të ndiheni të lidhur. Bëni gjërat tuaja shumë shpesh dhe ju mund të fleni në të njëjtin shtrat, por ju do të ndjeni botën për vete 

    Në fillim të marrëdhënies tuaj, ju ndoshta nuk e keni pasur shumë problem të kaloni kohë së bashku duke mos bërë gjë. Dhe, në fakt, ndarja e kohës ishte pikërisht ajo që krijoi afërsinë në mes të dy prej jush. Por sikur vitet që shkojnë, ju ndoshta morët interesat personale të veçanta, dhe filluat të shpenzoni më shumë e shumë kohë të ndarë (larguar emocionalisht dhe fizikisht).

    Shumë çifte janë shumë të mirë në koordinimin e jetës në pajtueshmëri. Ai e mori orarin e tij. Ajo e mori orarin e saj. Ka edhe disa çifte të cilët flenë nën të njejtën një çati, por ata çojnë jetët krejtësisht të ndarë. Ju mund të arrini përputhshmërinë si kjo (sikur keni pasur me miken tuaj në kolegj), ​​e cila nuk është një gjë e keqe, por ju nuk do të keni një martesë të mirë. Ju mund të menaxhoni mirë  gjendjen tuaj familjare, por marrëdhënia juaj nuk do të ishte e përmbushur. Dhe ju do të jeni e vetmuar. Ju nuk do të të jeni vetme, por ju do të jeni e vetmuar.

    Kultura jonë sot promovon pavarësinë. Ne edhe kemi diçka të quajtur „Gjenerata UNË“. Por një martesë e fortë kërkon që „të lëvizim nga UNË në NE“. Dashuria kërkon kalimin e  kohës së bashku dhe të qenit të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit. Kjo nuk është për të qenë të pavarur, por është rreth të qenit me sukses të ndërvarura.

    A ju kujtohet kur keni përdorur për të vizituar njëri-tjetrin në punë? Të njihni familjen e njëri-tjetrit dhe miqtë? Të i ndihmoni njëri tjetrit në zgjidhjen e problemeve? Pyetni për mendimin e njëri-tjetrit? Mësoni rreth interesave të njëri-tjetrit? Kjo është ajo BILETA, që ju duhet!

    Natyrisht, unë e di që kjo nuk do të tingëllojë si tërheqëse nëse martesa juaj është në shkëmbinj (situatë jo të mirë). Ju nuk mund të ndjeheni sikur jeni së bashku. Por cila vjen e para, një martesë e mirë apo përfshirja në jetën e njëri-tjetrit? Cili është shkaku dhe cili është efekti? Përgjigja është: përfshirja ose ndërvarësia është një nga përbërësit kryesor për një martesë të suksesshme. 

    Në fund të seminareve të mia publike, unë jam gjithmonë i hipnotizuar në ndërveprimin midis çifteve.

    „Zemër, a duhet të marrim programin “Fitnesi për martesë nga shtëpia, apo Fitnesi martesor-mësoni duke dëgjuar?“ pyet ajo.

    “Aq më bënë, i përgjigjet ai. Merr çfar të duash”

    Unë jam duke dëgjuar për këtë dhe duke menduar, „Si mundet ai të humbasë këtë mundësi?“ Jo mundësinë për të vendosur se çfarë për të blerë, por mundësinë për tu lidhur me të, për tu përfshirë me të. Asaj nuk i intereson se çfarë do të blejnë. Ajo nuk dëshiron ndonjë përgjigje; ajo dëshironte shoqërimin. Ajo donte përfshirjen e tij.

    Ashtu siqë e shkruaj këtë raport, këtu e kemi një çift nga “Marriage Fitness Tele Boot Camp”, emrat e të cilëve janë Jon dhe Michele (nuk janë emrat e vërtetë). Michelle dhe Jon kanë rënë dakord që të “rriten” sëbashku përgjatë viteve. Ata bënin çdo gjë sëbashku. Por pastaj, Michelle vendosi që të hapë një dyqan në qytet. Ndërsa Jon zgjodhi lojën e golfit, ku si çdo gjë tjetër edhe këtë e bënte për mrekulli. Aq shumë sa që i ishte bërë obsesion.

    Jon dhe Michelle dëshironin që dashuria e tyre të funksiononte, por ata nuk i ndanin më pasionet sëbashku dhe ata jetonin jetë të ndarë. Shumica e njerëzve mendojnë që kjo formë e jetës, është puthja e vdekjes së martesës. NUK ËSHTË. Nëse ju dëshironi që martesa juaj të funksionoj, ju mund ti përdorni pasionet e njëri tjetrit për të krijuar lidhjen mes jush.

    Këshillova Michellen që të gjejë një mënyrë për tu involvuar në lojën e preferuar të Jonit, golfin, edhe pse ajo nuk kishte interesim fare që të luaj. Gjatë bisedave mes nesh, kamë arritur të kuptoj që Michelle e urren lojen e golfit, sepse si një fëmijë sa ishte, babai i saj nuk e kishtë lënë atë që të voziste makinen e lojes së golfit, kur ata luanin. Prandaj unë, pyeta atë, “Michelle, si mendon që të vozitësh makinen e lojes së golfit tani?”. Michelle buzeqeshi dhe më tha, “Do ta adhuroja këtë”.

    Deri tani,  çdo gjë po shkon sipas planit, partneri i Michelle punonte në dyqan i vetëm, dhe Jon kishte veturen personale  të lojes së golfit.Njejtë vepruam edhe me Jon. Jon kalon gjithë javën i zhytur në biznes. Mendimi që ai të shkoj gjatë vikendit në biznesin e gruas së tij, për të ishte i nvereitshëm. Jashtë golfit, Jon kishte në qejf të kalonte vikendin duke rregulluar gjërat rreth shtëpisë, duke përdorur duart e tij. Jon është vërtetë një njeri i përpiktë. Prandaj unë u ktheva tek Michelle, dhe e puyeta atë, “Michelle, a ke ti në biznesin tënd një njeri që merret me punë dore”?

    “A po bën shaka ti”, u përgjigj Michelle, ato punë kurr nuk kryhen. Taraaaaam! Dyqani posa u bë me njeriun i cili mund të merret me punë dore, dhe Michele edhe Jon kaluan nga “UNË në NE” (pra u përfshien).

    Ju ndoshta mund, apo nuk mund ta pranoni situatën e këtyre të dy. Në “Marriage Fitness Tele Boot Camp”,  unë punoj për të gjetur mënyra kuptimplote që ju të përfshiheni (involvoheni) në jetën e njëri tjetrit. Nëse ju i gjeni këto rrugë njëherë, (dhe ne gjithmonë ia dalim që ju ti gjeni!), kjo është nje magji. Mendoni për këtë. Si mund të përfshiheni më shumë në jetën e bashkëshortit tuaj?

    Të përfshiheni, nuk do të thot që patjetër ju të bëni aktivitete sëbashku. Mund të jetë, që ju të shiqoni ndonjë aktivitet, të planifikoni atë, të paketoni për të, të buxhetoni për të, bleni furnizimet për të, apo të hulumtoni rreth pregaditjes së ndonjë diskutimi.

    Se si ju përfshiheni, kjo varet nga Ti, bashkëshorti juaj, dhe interesi i përbashkët. Aty keni mundësi të pafundme. Qëllimi është që jut ë PËRFSHIHENI në ndonjë mënyrë që edhe interesi i burrit tuaj të bëhet pjesë e jetës suaj gjithashtu.

    Dhe çka nëse bashkëshorti juaj, nuk dëshiron që të bëjë asgjë me ju? Ne bëmë marrëveshje mbi këtë në Binarët e Lone Ranger, nga seminari për “Marriage Fitness Tele Boot Camp”. Shihni më poshtë.

    Pasi ju të përfshiheni në interesat e bashkëshortit tuaj,  të jeni e kujdesshme se si e përfshini vetën tuaj në të. Mos u ekspozoni papritmas si karta JOCKER e bashkëshortit tuaj. Jeni intelegjente dhe kini ndikim, përreth kësaj.

    Pastaj angazhoni bashkëshortin tuaj në diskutimin rreth kësaj qështje. Bëni pyetje. Tregoni interes. Konsideroni blerjen e ndonjë dhurate, e cila është në interesin edhe të bashkëshortit tuaj. Në kohë, saqrohuni me bashkëshortin tuaj, se si ju mund të jeni më shumë të përfshier. Jini kategorike, por fillimisht sigurohuni që ju e keni përfshirë vetën tuaj, në rrugët të cilat janë të pranueshme për bashkëshortin tuaj.

    Shanset janë të mira që interesat e bashkëshortit tuaj, nuk ju interesojnë Ju. Nëse po, atëherë, ju praktikisht jeni të involvuara. Ky ushtrim, është sfidues në atë drejtim. Ju duhet disciplinë. Nuk është ndonjë ushtrim që mund të zgjedhesh kompatibilitetin (pajtueshmërinë), por një ushtrim ku mund të zgjedhën dashurinë. Interesi juaj në interesin e bashkëshortit tuaj është i pavend. Interesi juaj në martesë, është çelësi.

    Konsideroni një baba, djali i të cilit ka zhvilluar një pasion për baseball. Një verë ai mori djalin e tij për të shiquar nga një lojë të çdo ekipi në Ligë. Udhëtimet e tyre morën tërë verën dhe i kushtuan një shumë të hollash, por ai udhëtim bëri mrekulli për marrëdhënien e tyre.

    Babai sakrifikoi kohën e tij, për tu përfshirë në interesin e djalit të tij, por ia vlejti barra qeranë, ai bëri që ata të lidhen edhe më shumë mes veti.

    Pas kthimit të tyre, babai ishte pyetur, „A ju pëlqen bejsbolli aq shumë?“

    „Jo,“ u përgjigj ai. „Por unë e dua djalin tim aq shumë.“

    Sekretin e rradhës mund t’a lexoni nesër në të njejtën kohë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...