Në këtë raport ju do të zbuloni sekretet për të ruajtur dhe rikthyer martesën tuaj. Le të fillojmë.
Sekreti nr.2
Biseda dhe prekja
A e keni dëgjuar ndonjëherë këngën e Paul Simon, „50 mënyra për të lënë të dashurin tuaj“? Kjo është një këngë me humor në lidhje me një temë jo-qesharake (ndarja e martesës së Simonit). Unë nuk dua që të ju hipi në një autobus ose të ju hudhë çelësat tuaj, por kënga e prekë një pikë të mirë për mënyrën se si të keni sukses në martesë.
Shiqoni, pika e fundit e këngës është se sapo ju të bëni mendjen tuaj për të bërë diçka, veprimi është i sigurt për t’u ndjekur. Nëse ju vendosni për ta lënë apo dashuruar, ky është vendimi më i rëndësishëm. Pasi vendimi është në kokën tuaj, aty janë 50 mënyra që ju mund ti bëni.
Ju dëshironi të shpëtoni martesën tuaj, apo jo? Mirë, ju e dini atë që ju dëshironi. Pyetja e vetme është se si do ta bëni atë. Si do të restauroni (ktheni) martesën tuaj? Gjithkush dëshiron të rinovojë martesën e tyre. Por shumë pak njerëz kanë një çelës, se si të veprojnë me të.
Fillimisht le të jemi të qartë për një gjë. Kjo ndodh përmes veprimeve. Ju kurrë nuk do të flisni në mënyren tuaj për një situatë që ju solli Ju në të. Ju duhet të veproni.
Mirë, por çfarë veprimesh?
Brenda 24 orëve të ardhshme, unë dua që ju të provoni një të flisni dhe prekni.
Një veprim i të folurit është një ndërveprim verbal pozitiv 60 sekondësh me bashkëshortin tuaj në lidhje me një çështje JO-logjistike. Ky është një muhabet argëtues ose joserioz. Dhe ju nuk keni nevojë për bashkëpunimin e bashkëshortit tuaj. Nëse është e nevojshme, ju flisni, ai dëgjon. Madje edhe vetëm një mesazh me zë mund të bëjë punë.
Një veprim i të prekurit është i ngjashëm, por këtu përdoret prekja (kontakti) në vend që të flisni. Një veprim i të prekurit është një gjest i dashur fizik me bashkëshortin tuaj. Kjo nuk është paralojë ose një progres për të bërë dashuri, kjo është vetëm një prekje e ngrohtë e momentit, për hir të lidhjes. (Nëse ju apo bashkëshorti juaj është rezistent ndaj këtij kontakti, zgjidhja për këtë problem është do të diskutohet në „Marriage Fitness Tele Boot Camp“. Shih më poshtë).
Unë kisha sesione private me Cindyn (nuk është emri i saj i vërtetë). Në një nga seancat tona, kam vënë re se Cindy ishte rezistente për ta inkorporuar veprimin e prekjes (kontatkti) dhe veprimin e diskutimit, në marrëdhënien e saj me burrin. Ajo përpiqej vazhdimisht që të ndryshonte temën. Ajo tha se donte për të diskutuar „çështje të mëdha“. Unë nuk mund të imagjinoja pse ajo ishte aq në mëdyshje për të bërë këto 2 gjëra të thjeshta. Në fund, unë kam sfiduar Cindyn dhe i thash, „Cindy, çfarë është problemi. Kjo është rinovimi i martesës 101.“
Përfundimisht, Cindy më tha pse ajo nuk donte të fliste për veprimet e të prekurit dhe bisedës. „Martesa ime është e tmerrshme.“ Cindy tha. „Unë kam nevojë për një zgjidhje të madhe. Unë thjesht nuk mendoj se duke folur dhe duke prekur, do të ketë ndonjë ndryshim.“
Cindy shprehu një mendim të përbashkët, por ajo nuk mund të jetë gabim.
Ju nuk mund të ktheni martesën tuaj rrotull, rreth vetëm një ngjarjeje të rëndë. Nuk ka asnjë dhuratë që ju mund të jepni, të bëni ndonjë favor, ose të shkruani letër, që të rrëgulloni çdi gjë në çast. Kur martesa juaj është në krizë, është e zakonshme që ju duhet një „mikrovalë“ që ta nxehni mirë atë. Por ju nuk mundeni. Nuk ka asnjë doze. Nuk ka një gjë që ju mund të bëni apo të thoni se do ti ktheni gjërat përreth. Ju duhen vite që ju të hyni në këtë rrëmujë, por edhe ju merr kohë edhe për të dalë nga ajo. Dhe cila është mënyra për të dalë nga kjo? Dëgjoni me kujdes.
A doni ndryshim REAL në martesën tuaj? Pastaj të krijoni shprehitë e drejta dhe ti bëni ato vazhdimisht. `për shembull biseda dhe prekje të përditshme.
Cindyt i kam premtuar se në qoftë se ajo do të flas dhe të prek rregullisht, ajo do të vërej një ndryshim dramatik në martesën e saj. Poashtu i kam premtuar se në qoftë se unë jam gabim, unë personalisht do të fluturojë për në Nashville dhe të bëjë një ditë të plotë „punët e shtëpisë“ për Cindyn dhe burrin e saj pa pagesë. Cindy ra dakord për të provuar. Unë kurrë nuk kam qenë akoma në Nashville.
Ogu Mandino thotë: „Merrni ngushëllim të madh duke ditur se të gjitha bëmat e mëdha janë kryer nga një hap i vogël, në një kohë.“ Merrni hapa të vegjël! Ata bëjnë një ndryshim të madh.
Në mëngjes para se të ndani ditën, ndani diqka me bashkëshortin tuaj. Në mes të ditës, thirreni bashkëshortin tuaj për një „veprim të të folurit“. Ju nuk duhet të jeni mbi të gjitha e ëmbël në qoftë se ju nuk doni. Por sigurohuni që ju të mos diskutoni asgjë logjistike. Dhe mos luftoni (grindni)! Vetëm flisni.
Ju / ose bashkëshorti juaj ndoshta mendoni se ju nuk keni vëmendje të mjaftueshme nga njëri-tjetri. Siç u diskutua, kjo mund të jetë se ju keni nevojë për të folur më shumë. Por edhe ndoshta duhet të prekeni (kontaktoni) më shumë.
Takoni dhe prekni bashkëshortin tuaj sot
Provoni një puthje të ngrohtë apo një prekje të lehtë. Prekini faqet e tij, apo luani me këmbët e tij. Kjo ju merr vetëm një moment, por energjia pozitive mund të përcjelli ju gjatë një mbrëmje të tërë. (Përsëri, në qoftë se ju ose bashkëshorti juaj, jeni rezistent ndaj kontaktit, zgjidhje për këtë problem do të diskutohet në „Marriage Fitness Tele Boot Camp“. Shih më poshtë).
Kur ju puthni dorën e bashkëshortit tuaj, luani me këmbët e tij, fshij supet e tij, ose prekni faqet e tij, ka një moment atje (në qoftë se ju bëni atë drejtë), kur bashkëshorti juaj e di që ju jeni e lidhur krejtësisht me të. Plotësoni martesën tuaj me disa nga ato momente çdo ditë, dhe marrëdhënia juaj do të fillojë të ndryshojë.
Tani unë nuk dua që të largohem nga ju duke ju lënë „varur“ … pyetem se çfarë keni për të
thënë dhe si do të prekni. Unë kamë spikatur 50 mënyra që ju mund ti përdorni për ta rinovuar (ruajtur) dashurinë. Ndoshta shumica e këtyre nuk do të funksionojnë për ju. Prandaj unë i krijova 50, kështu që ju do të keni mundësi për të zgjedhur. Këshilla ime është që ju të zgjedhni 2 për 24-orët e ardhshme. 1 Të prekni dhe 2 Të flisni.
Sekretet e rradhës mund t’i lexoni nesër në të njejtën kohë. /kosovarja.ch/