1.1 C
Priština
More

    Bisedat për jetën seksuale ndahen me partnerin, jo me miqtë!

    spot_imgspot_img

    Përderisa nuk e keni të vështirë gjatë bisedave me shoqe të tregoni detajet e jetës suaj seksuale me të dashurin, merreni në konsideratë që të flisni edhe me të në lidhje me sjelljet e juaja në shtrat. Fatkeqësisht, sikur në “Sex and the City”, njerëzit preferojnë t`i ndajnë këto eksperienca më tepër me miq sesa me partnerët – tregon një anketë nga Match.com.

    Anketa zbuloi se këtë gjë e bëjnë 57 % e femrave dhe 48 % e meshkujve, mirëpo duhet patur në konsideratë se në anketë morën pjesë 1000 njerëz që janë të interesuar për lidhje të reja andaj sipas të gjitha gjasave njerëzit single dhe në lidhje të freskëta kanë tendenca të flasin më lirshëm për seksin me miqtë sesa me partnerët e rinj. Kur jeni në lidhje për një kohë, ju duket e çuditshme të flisni për jetën tuaj seksuale me miq, andaj nëse anketa do ishte gjithëpërfshirëse rezultatet nuk do të ishin kaq ekstreme.

    Është mirë të jeni të lira që të ndani përvojat e juaja me shoqet, ashtu edhe e forconi shoqërinë mirëpo personi me të cilin duhet të flisni është partneri me të cilin keni seks aktiv. Ai të paktën mund të përmirësohet nëse e furnizoni me “informata” rreth preferencave tuaja. Komunikimi në shtrat është çelësi i orgazmave.

    Të jeni të rehatshëm përderisa flisni për fantazitë seksuale dhe çfarë ju eksiton, është treguar se e forcon lidhjen, rrit epshin dhe përmirëson shëndetin tuaj. Të diskutoni me partnerin është shumë më mirë se të “transmetoni” gjithçka para mikeshave të cilat nuk mund të bëjnë asgjë nëse jeta juaj seksuale nuk ju kënaq.

    Herën e ardhshme që dëshironi t`i tregoni shoqes për seksin e mahnitshëm të natës së kaluar, orgazmin e “tmerrshëm” që përjetuat, do bëni më mirë nëse do i dërgoni sms të dashurit tuaj me këto informata! Bëni përpjekje të ndërgjegjshme të flisni për intimitetin më shumë. Dhe jeta juaj seksuale do të gjallërohet. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...