1.7 C
Priština
More

    6 arsye pse meshkujt preferojnë seks me ish partneren

    spot_imgspot_img

    Edhepse meshkujt i pëlqejnë ndryshimet, ata gjithashtu duan një ndjenjë stabiliteti si dhe preferojnë gjëra veçmë të njohura. Kjo është arsyeja se pse ish partneret iu shkojnë në mendje kur ata janë të ngazëllyer, dhe në qoftë se ju jeni të kënaqur me të dhe ajo preferon të njejtën gjë, atëherë shpesh ndodh që t’ju rikujtohen momentet e kaluara së bashku. Nëse ish partneri juaj kërkon seks me ju, ja 6 arsyet e mundshme për këtë.

    1. Ju jeni e njohur për të

    Ai e ka të qartë se nuk ka nevojë t’ju impresionojë dhe as të çajë kokën se çfarë do t’ju pëlqejë, dhe as që do të zemëroheshit nëse ai bën diçka. E njejta gjë vlen edhe për ju – prania e një trupi të njohur mëparë është vërtetë bukur – por kjo nuk do të ndihmojë nëse ju ende nuk e keni përballuar humbjen e lidhjes. Vazhdon në faqen 2…

    1. Ju jeni në dispozicion

    Nuk është e lehtë të gjeni një person të ri për një marrëdhënie, ashtu edhe për seks. Nëse dëshironi relaksim apo çlodhje të shpejtë, mund të mbështeteni në ish-in tuaj, dhe as nuk do të ofendoheni apo fyeni pasiqë veçmë e njihni njëri- tjetrin. Mund të jetë fyese nëse pala tjetër nuk pranon.

    1. Dëshiron afërsinë

    Gjithmonë do t’ju thotë se dëshiron të jetë me ju vetëm “edhe një herë”, por seksi është ai i cili do t’ju bashkojë sërish, madje edhe nëse nuk dëshironi. Ndodh shumë shpesh që njerëzit të bashkohen sërish dhe të pajtohen vetëm për shkak të “seksit për një natë”. Por, kjo nuk mbizotëron nëse nuk jeni të ndarë nga nga njëri- tjetri.

    1. Dëshiron që sërish t’ju përfitojë

    Përmes seksit arrini një ndjenjë të fortë që është shumë vështirë për ta rrezistuar dhe të jeni imune. Madje edhe përqafimi shkakton lirimin e hormonit oksitocin, e cila ju bën më të qetë dhe të butë, madje edhe për ish partnerin që nuk bën pjesë më në jetën tuaj. Vazhdon në faqen 3…

    1. Dëshiron të jeni miq që thjeshtë bëjnë seks

    Një arsye e mundshme është se ai dëshiron marrëdhënie të lira seksuale me ju. Pak janë gjërat që flasin në favor të tij. Seksi i rregullt do t’ju pengojë të gjeni një lidhje të re dhe të dilni në takim me persona tjerë, sepse gjithmonë do të keni ndjesinë se keni të dashur – edhepse realisht nuk keni nevojë për këtë tip të dashuri.

    1. I mungoni atij

    Nëse seksi është ajo çfarë atij i mungon, është diçka e bukur, por kjo nuk mjafton. Është krejtsisht normale që dikush t’ju mungojë, kjo është pjesë e procesit të përballimit të dhimbjes dhe rimëkëmbjes, dhe nëse ju keni marrëdhënie seksuale, të dy duhet të kaloni nëpër këtë proces përsëri . /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...