1.4 C
Priština
More

    I dashur, jo sonte!

    spot_imgspot_img

    Rezulton në faktin se marrëdhëniet seksuale me të vërtetë shkaktojnë kokëdhembje për disa persona.

    Keni dëgjuar për kokëdhembje si rezultat i seksit? Po, edhe ne nuk kemi dëgjuar për të. Por, sipas studimit të fundit të kryer nga Fondacioni Kombëtar i kokëdhembjes, 20% e femrave dhe 5% e meshkujve vuajnë nga kokëdhembja me tendosje apo “kokëdhembja para-orgazmike”, e njohur edhe si kokëdhembje nga seksi.

    Për femrat e pafat që janë të prekura nga ky sindrom, fillon një dhimbje e mërzitshme në dy anët e kokës dhe sytë, dhe vjen duke u intensifikuar gjatë vazhdimit të paralojës, po mund të ndjeni dhimbje të mprehta dhe të papritura gjatë arritjes së kulmit të orgazmës, thekson Dr. Aeymour Diamond, kryetar ekzekutiv i NHF. Dhimbjet mund të zgjasin nga disa minuta deri diku një orë e gjysmë.

    “Ashtu sikur jeni duke u përgatitur për orgazmë, muskujt përreth kokës, qafës, këmbëve, nofullës dhe rajonin e legenit, shtrëngohen në përgatitje për t’u liruar, dhe tensioni madh i muskujve mund të shkaktojë kokëdhimbjen” – thekson seks terapisti Ian Kerner, Phd. “ shkaktar tjetër i mundshëm për kokëdhembje është edhe të paturit e marrëdhënieve seksuale me ritëm të shpejtë dhe të fuqishëm, gjë që rezulton në rritjen e presionit të gjakut dhe rrjedhjen e saj. Dhe, për disa femra, kjo mund të shkaktojë dhimbje të lehta të kokës.

    Edhepse kokëdhembja si rezultat i seksit është padyshim një pengesë, ajo zakonisht është e padëmshme. Femrat që janë të prirura me këtë, mund të marrin aspirin 30 minuta para se të shkojnë në shtrat, mund të ngadalësojnë aktivitetin e tyre seksual në rast të fillimit të kokëdhembjes, ose edhe të qëndrojnë në një pozicion më pasiv gjatë seksit, për shembull si pozicioni misionar. Ose provoni një zgjidhje që nuk tingëllon shumë seksi: vishni çorape në shtrat. “Kur jeni e ndezur, këmbët tuaja kanë tendencë të jenë më të ftohta se sa pjesët tjera të trupit, dhe ky ndryshim i temperaturës së trupit mund të sjell deri në kokëdhembje tek disa njerëz”, – thotë Kerner. “Sinkronizimi i këmbëve tuaja me pjesët tjera të trupit mund të ndihmojë në rregullimin e temperaturës trupore.”Kjo i jep kuptim të ri shprehjes “seks i nxehtë!”/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...