-0.3 C
Priština
More

    Ide për takime gjatë mbrëmjeve: 10 idetë të provuara dhe të testuara

    spot_imgspot_img

    Nuk ka asgjë që e dëshirojmë më shumë se sa një takim të mirë. Por, pas darkave standarde që praktikohen vite me rradhë, kemi menduar për diçka më atraktive dhe emocionuese.

    Disa nga idetë tona të preferuara për takime në mbrëmje, janë më të pazakonta. Kjo është arsyeja që pse ne menduam t’ju japim këto ide, me qëllim që t’ia transmetoni të dashurit tuaj.

    Ne e dijmë që tradicionalisht është mashkulli ai që fton femrën në takim për darkë, por ne nuk jemi shumë të mirë dhe nuk i qëndrojmë besnik traditave.

    Ne mendojmë se nuk ka gjë më atraktive se sa një femër të organizojë dhe hedh hapin të krijojë disa ide për takime interesante. Në fakt, ne e dijmë se meshkujve iu pëlqejnë shumë idetë origjinale rreth takimeve, sepse vet janë shprehur ashtu.

    Pra, nëse është takimi juaj i parë, i tretë apo i dhjetë, kjo nuk ka fare rëndësi, lexoni disa nga idetë tona dhe frymëzohuni për përvoja të reja në takim.

    1. Tregjet e vona të natës

    Mendohuni për ndonjë nga qendrat tregtare në zonën tuaj locale dhe do të habiteni se sa shumë zgjedhje mund të bëni si: ushqimore, e veshmbathjes apo e cilësisë së mirë. Ka shumë lloje të tregjeve që mund t’i shijoni natën.

    Ky takim mund të jetë ideal për më shumë se një arsye. Mund të shijoni të gjitha këndet për të shëtitur dhe biseduar. Por nëse ka shumë ngarkesë dhe nuk ndjeheni të lirë për bisedë, atëherë thjeshtë mund të largoheni në ndonjë vend më të qetë.

    Bëni kujdes dhe informohuni se a është një vegjetarian para se ta merrni me vete nëpër markete me konsum të mishit, si dhe bëni kujdes kur hyni nëpër dyqane të veshjeve, duhet të kini parasysh se jeni aty për të flirtuar dhe jo për tu hudhur në shopping! Dhe mos harroni, sa do që ne të preferojmë dyqanet me lule, ka disa lloj meshkujsh që nuk e kanë në preferencë.

    Por, një zgjedhje e mirë e një tregu, mund të rezultojë në një takim shumë emocionues, origjinal – dhe kush e di, ndoshta ai mund t’ju blejë diçka të veçantë dhe simbolike…

    2. Mbrëmje me pije alkoolike

    Një pjesë e madhe e takimeve funksionon apo e inkorporon alkoolin në një farë forme, veçanërisht nëse është një takim në mbrëmje. Por ajo që në të vërtetë na pëlqen është kur kalojmë në nivelin e ardhshëm të pierjes. Të shijuarit e verës, birrës, uiskit dhe koktejeve – janë të gjithë një ide e shkëlqyer për takim në mbrëmje.

    Alkooli e bën bisedën që të rrjedhë më lirshëm, dhe për më tepër, ka mjaft kohë për tu ngacmuar ngapak gjatë bisedës nëse provoni pije të ndryshme.

    Ju rekomandojmë ta merrni me ngadalë, kuptohet duhet të ngjani më shumë si një Brigitte Bardot e më pak si një Bridget Jones.

    3. Një piknik në natyrë

    Një piknik? Gjatë natës? Jeni të sigurtë se është një ide e mirë?

    Ne mendojmë të kundërtën në të vërtetë. Pse? Së pari, ambienti është i errët gjë që e bën më atraktive dhe seksi natën. Ndriçimi i tepërt nuk është shumë i preferuar, por ndonjë dritë e zbehtë do ta bënte shumë romantike atmosferën. Gjithashtu, në këtë errësirë, padashje mund t’i prekni dorën atij (ne cekëm vetëm dorën), por ndjeheni të lirë të shprehni emocionet tuaja të pafund.

    Një përparësi tjetër e piknikut gjatë mbrëmjes është temperatura. Të gjithë e dijmë se temperaturat bien gjatë mbrëmjes, kështuqë do ta keni mundësinë t’i kërkoni xhemperin për ta veshur, e madje edhe të përfundoni në përqafimin e tij për tu ngrohur.

    Gjeni një vend romantik, ndonjë park ose nëse jeni me fat dhe jetoni afër detit, shkoni afër plazhit, merrni ca ushqime me vete, disa qirinj dhe kaloni një mbrëmje fantastike së bashku në ambient të hapur.

    4. Bëni një turne apo vizitë

    Ne i pëlqejmë turnetë apo udhëtimet e mira – informative dhe zbavitëse! Në disa qytete bëhen turne të vendeve apo vizitave të pamjeve të ndryshme të qyteteve, ose edhe turne filmike gjatë natës. Nëse mendoni të dëgjoni edhe dikë tjetër gjatë tërë natës, atëherë padyshim nuk është një ide e mire, ju duhet të gjuani thesarin tuaj dhe të gëzoni liri të plotë së bashku.

    Normalisht, duhet të konsultoheni me të dahsurin për përcaktimin e llojit të turnout, të njoftoheni me të dhënat e pamjeve të bukura të qytetit, dhe në fund fare, të vendosni së bashku për një përgjigje.

    Ka shumë gjëra për tu argëtuar – dhe definitivisht është një takim për tu kujtuar!

    5. Metoda klasike e darkës

    Kjo ide e takimit është për tradicionalistët. Po, ka të bëjë me një udhëtim në kinema, i përcjellur me një darkë të bukur romantike. Por, nuk është vetëm kaq, ka edhe disa gjëra tjera që e bëjnë këtë takim të duket më interesant.

    Fillimisht, zgjedhni kinemanë tuaj varësisht nga dëshira juaj, kinema në ambient të hapur në natyrë apo në ambient të mbyllur.

    Pastaj, zgjedhja e darkës. Është një ide e mirë për të ditur se çfarë pëlqejnë nga ushqimet, por edhe më interesante është fakti për të provuar gjëra të reja në ushqim, që ndoshta kurrë më parë nuk i keni provuar. Specialitete të tilla si meksikane, japoneze, peruane etj.

    Pra, të provosh një darkë që kurrë më herët nuk e keni shijuar, do të ishte një takim për tu mbajtur mend gjatë kohë!

    6. Vizitoni galeritë

    Shumë nga galeritë dhe ekspozitat janë të hapura gjatë mbrëmjeve, dhe janë gjithmonë një ide e mirë për takim gjatë mbrëmjeve.

    Ata janë interesante dhe emocionuese dhe sugjerimi për të shkuar në njërën nga këto, dëshmon se ju jeni më shumë se një fytyrë e bukur.

    Kur është fjala për zgjedhjen e drejtë të ekspozitës, pse të mos sugjeroni diçka të bukur që ia vlen të shikohet? Kështu, mund të mësoni më shumë rreth njëri tjetrit, t’i dini preferencat dhe të leni përshtypje të mira mbi njohuritë tuaja.

    7. Shihni një shfaqje

    Shfaqjet janë një tjetër ide e madhe. Dhe nuk është vetëm teatri një zgjedhje që mund ta bëni, ka edhe shumë forma tjera.

    Stand Up Comedy është një tjetër lloj shfaqje që bën zgjedhjen e duhur për takim, dhe siç e dijmë, e qeshura prodhon endorfinë e cila na bën që të ndjehemi mirë.

    Shkuarja në ndonjë koncert gjithashtu mund të jetë shumë interesante, edhepse do të ishtë më mire sikur të zgjedhnit një grup muzikor pak më klasik që t’i përshtatej atmosferës se sa ndonjë hard rock grup.

    Një tjetër takim i famshëm do të ishte në Kabare (Cabaret) – një përmbledhje e të qeshurës dhe pak lakuriqësi do të ishte një mënyrë e përsosur për ngritje të humorit dhe disponimit tuaj, duke mos lënë anash ndjenjën e dashurisë.

    8. Shkoni në vallëzim

    Edhe ky lloj takimi do të ishte diçka interesante dhe shumë argëtuese në të njejtën kohë. Klasat e vallëzimit janë një mënyrë shumë e mirë e të shprehurit, sidomos për ata që e duan muzikën dhe romancën.

    Pse të mos rezervoni për një vallëzim në ballo të llojit salsa?

    Ka shumë lloje të klasave të vallëzimit që ofrojnë stile të ndryshme të të kërcyerit, madje disa prej tyre ju ofrojnë edhe rroba të veçanta që iu përshtaten vallëzimit tuaj dhe mund të ndjeheni të privilegjuar.

    9. Provoni bowling-un

    Kjo është një tjetër lloj takimi klasik, që gjithmonë ka atë ndjesinë e bukur.

    Sigurisht, kjo vlen nëse jeni një adhurues i bowling- ut, dhe nëse me të vërtetë ju pëlqen, atëherë mos e leni pa provuar! Tregoni aftësitë tuaja, dhe padyshim, ai është i obliguar që të impresionohet nga ju.

    Zakonisht, në këtë atmosferë loje, jepet muzikë shumë e mirë relaksuese dhe e qetë, gjë që është gjithmonë një iniciativë e mirë për bisedë dhe shkëmbim të sinjaleve.

    10. Vizitoni kafshët

    Ideja jonë përfundimtare për takim perfekt, është për adhuruesit e kafshëve. Po, një udhëtim natën në kopsht zoologjik apo vizitë në akuarium do të ishte një mrekulli e vërtetë!

    Shumë kopshte zoologjike dhe akuariume qëndrojnë hapur deri natën vonë, madje disa prej tyre ofrojnë argëtim shtesë gjatë mbrëmjeve të vonshme. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...