Nga të gjitha fuqitë njerëzore, energjia seksuale është ajo më e fuqishmja e cila manifestohet jo vetëm në marrëdhëniet seksuale por edhe në të gjitha aktivitetet tona, edhepse nuk jemi të vetëdijshëm. Momenti më i fuqishëm i marrëdhënieve seksuale është orgazma, sepse vetëm atëherë energjia seksuale arrin pikën e fuqisë maksimale.
Orgazma është puls ritmik i energjisë që zgjat mesatarisht 8 – 10 sekonda. Më së shumti ndjehet në zonën gjenitale, por mund të përjetohet edhe në tërë trupin. Kjo është përvoja më e fuqishme personale, asnjë lloj përjetimi tjetër nuk është aq e koncentruar dhe e fuqishme. Kjo nuk është vetëm për ndjenjen e kënaqësisë, të gjitha shqisat tona intensifikohen, pushojnë tërësisht të gjitha luhatjet mendore dhe e jetojmë plotësisht momentin e tanishëm.
Pse është energjia seksuale aq e fuqishme? Ashtu siç thotë Mantak Chia, mësues Taoist në librin e tij Sekretet taoiste të dashurisë: “Të bërit dashuri është një tonik (forcues) që ka efekt shërues pasi përfshin shkëmbimin e energjisë së jetës që është shumë më e fortë dhe e fuqishme se çdo lloj bari apo mjekimi tjetër”.
Gjatë marrëdhënieve, energjia vazhdimisht zëvendësohet mes partnereve. Meqenëse burrat dhe gratë janë mishërim i gjinive të kundërta, organi seksual mashkullor është i ngarkuar pozitivisht (yang) dhe femra e ngarkuar negativisht (yin), gjegjësisht qendra kardiake e femrës është yang ndërsa e mashkullit yin. Pra, kur ju jeni në afërsi të njëri tjetrit, polet e kundërta të energjisë krijojnë fushë të fortë magnetike, duke rezultuar në ekstazë seksuale.
Orgazma më e lartë dhe më e ulët
Gjatë orgazmës “së ulët” aktivizohen vetëm disa organe dhe gjëndrra, ndjenjat janë më të forta në zonën gjenitale dhe për këtë arsye edhe quhet orgazëm gjenitale. Gjatë kohës së orgazmës dhe pas saj vjen deri tek humbja e madhe e energjisë seksuale. E gjithë energjia e cila zgjohet gjatë seksit, kalon nga trupi përmes organeve gjenitale. Përveç orgazmës së ulët, ekziston edhe orgazma më e lartë, e cila mund të arrihet gjatë marrëdhënieve të kultivuara me ndërgjegjshmëri. Në këtë lloj orgazme aktivizohen të gjitha organet e brendshme dhe gjëndrrat si dhe ndijimet ndjehen në të gjithë trupin. Gjatë orgazmes së lartë nuk ka humbje të energjisë dhe përjetimi është shumë herë më i fortë sesa orgazma e ulët. Kjo është një orgazëm e plotë e cila çon në nivel më të lartë të kënaqësisë, rritjen e energjisë seksuale dhe zhvillimin e marrëdhënieve më të thella mes partnereve. Kjo gjithashtu ndikon në shëndet dhe përtrirje, për shkak se energjia seksuale ka aftësi të pabesueshme për rigjenerim dhe shërim. Orgazma e ulët zgjat vetëm disa sekonda, ndërsa orgazma e lartë mund të zgjasë shumë më tepër.
Orgazma mashkullore dhe femërore
Për të arritur tërësisht bashkimin orgazmik, çka duhet të dini? Së pari, duhet të dini disa rregulla bazë. Orgazma mashkullore është si një kulm i pjerrët malor, ndërsa ajo femërore si luginë me kodra. Gjithashtu në mënyrë të ndryshme humbet energjia seksuale.
Energjia seksuale tek femrat është si uji, ngadalë zgjohet dhe nxehet, rreziston gjatë e ngrohtë dhe ftohet ngadalë. Kjo reflektohet nga lëvizjet që fillojnë nga goja, pastaj lëvizin poshtë në gjoks dhe në fund në vaginë. Energjia seksuale tek meshkujt është si zjarri, ndezet shumë shpejtë, djeget fuqishëm dhe pastaj kalon jashtë. Mashkullit, i duhet mesatarisht 4 minuta për të arritur orgazmë, ndërsa femrave 12 minuta, që është tri herë më shumë. Nga kjo është e qartë arsyeja se pse është kaq vështirë të arrihet orgazmë e njëkohshme dhe pse gratë mbesin shpesh të paplotësuara.
Kur mashkulli dhe femra duan të kenë fëmijë, është e natyrshme dhe normale që të lëshojnë spermë për të mbarësuar vezën tek femrat. Por, nëqoftëse ju nuk doni të keni fëmijë nuk ka nevojë që të nxjerrin jashtë farën e tyre pasi kjo humbet shumë energji. Sipas disa burimeve, me vetëm një lugë çaji spermë që e lëshon mashkulli, arrihen vlerat ushqyese sa 10 limona, 2 mish pule të mëdha dhe 8 vezë. Nuk është fare çudi të ndjeheni të lodhur pas seksit dhe të ndjeni nevojen e madhe për ushqim.
Meshkujt mund të arrijnë orgazëm pa ejakulim. Për këtë, ekzistojnë teknika relativisht të thjeshta që kërkojnë vetëm pak vullnet dhe disiplinë. Duke përdorur këto, meshkujt arrijnë dhe japin kënaqësi edhe më të madhe, duke mos humbur energjinë e çmuar. Por, duhet të dini se kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë dashuri në mënyrë klasike, dhe në fund të marrëdhënieve seksuale thjeshtë të hiqni dorë nga ejakulimi pasi për një periudhë më të gjatë mund të çojë në akumulimin e tepërt të energjisë në organet seksuale, të cilat mund të shkaktojnë probleme me prostatë. Njeriu duhet të mësojë se si të drejtojë energjinë e akumuluar seksuale në koken e tij dhe të vazhdojë në tërë trupin.
Në çdo rast, marrëdhëniet harmonike mes meshkujve dhe femrave mund të arrijnë kënaqësinë e pafundme dhe shëndetin e përsosur. Akumulimi dhe drejtimi i energjisë seksuale kanë aftësinë për të shëruar veten dhe partnerin tuaj nga sëmundjet fizike dhe mendore, rrisin nivelin e energjisë si dhe zhvillimin shpirtëror. Por, është e rëndësishme të theksohet se nuk mjafton vetëm tërheqja seksuale, duhet të ketë një lidhje mendore dhe emocionale që të ngjallet energjia dhe përvoja të jetë plotësisht e kënaqshme. /kosovarja.ch/