0.4 C
Priština
More

    Çfarë lloj grimi duhet zgjedhur për ditën e dasmës?

    spot_imgspot_img

    Ditën e famshme kur shqiptoni fjalën vendimtare “PO” e ëndërroni tërë jetën dhe është e rëndësishme që fytyra juaj të duket e përkryer, për këtë qëndroni larg grimit të fortë

    Rrallë ndonjë grua di të grimohet mirë, edhe pse disa zonja nuk duan ta pranojnë. Për këtë, për të gjitha pjestaret e polit të bukur po japim këshilla, në të cilat duhet patur kujdes nëse dëshirojnë që gjatë kurorëzimit të duken më bukur se kurrë.

    Mos tentoni që me anë të grimit të ç’rrënjosni pamjen

    Ju dëshironi të dukeni magjike në ditën e kurorëzimit tuaj, por duhet, gjithashtu t’i ngjani vehtes, e jo ndonjë personi tjetër, të cilën të ftuarit mezi arrinë ta njohin. Për këtë mos kërkoni nga grimuesi i juaj apo shoqja që ju grimon që të ju ndrrojë përshkrimin personal. Leni eksperimentet për dalje në klub nate dhe mos provoni grim të fortë, i cili do të ju paraqesë hundën më të vogël apo zmadhojë sytë.

    Angazhoni grimer profesional apo personin e afërt, i cili di mirë të grimojë

    Shumë persona me aplikimin e pudrës joadekuate, përdorimin me shumicë të skuqësit apo përdorimin e lapsit për buzë shumë të theksuar e prishin pamjen e tyre. Nuk po themi se ju jeni e tillë, por për ditën më të rëndësishme të jetës më së miri është që fytyrën t’ia lejoni ndokujt që kupton grimin dhe ndjenë kënaqësi për të. Natyrisht, gjithmonë keni në mëndje idenë se si doni të jeni e grimuar dhe mos lejoni që personi që ju grimon të ju hutojë dhe ju grimojë ashtu që ju të mos jeni e kënaqur. Grim provë patjetër, që të mundë të dalloni se cila mënyrë e grimit ju pëlqen.

    Se si do të dukej grimi i fytyrës varet nga lëkura juaj

    Parakusht për grim perfekt të fytyrës është lëkura e pastër. Për këtë, nëse lëkura juaj sipas natyrës është e yndyrshme ose keni njolla, tentoni që para kurorëzimit të bëni tretman të fytyrës, ashtuqë ta shëroni lëkurën dhe ta bëni të gatshme për grim.

    Mos i theksoni edhe sytë edhe buzët, vendosni për njërën

    Njëri prej krimeve të vogla gjatë grimimit është ekspozimi i theksuar i syve dhe buzëve. Që të dukeni sa më natyrshëm dhe më bukur vendosni në plan të parë ose njërën ose tjetrën, varësisht nga ajo se çka është më e pëlqyeshme për fytyrën tuaj. Nëse përdorni grim të fortë për sytë, në buzë të keni më pak ndriçim ose karmin të kuq të zbehtë. Nëse vendosni për të kundërtën, që t’i theksoni buzët, grimi për sytë le të jetë më ndriçues.

    Vendosni me kujdes qerpikët artificial

    Të gjitha zonjat duan pamje seksi, dhe për këtë nëse nuk kanë qerpikë të gjatë, më së shpeshti anojnë kah ato artificial.Në këtë rast, më së miri është ti drejtoheni profesionistit. Që sytë e juaj të mos duken shumë të theksuar dhe që bien në sy, vendosni për qerpik artificial të cilët vendosen vetëm në skaje. Por pamja e juaj mund të bëhet e mrekullueshme edhe me ndihmën e dredhësit, i cili duhet më parë të ngrohet me tharëse flokësh për disa sekonda.

    Dy fjalë të rëndësishme –rimeli (mascara) rrezistent ndaj ujit

    Loti del kur nuk e prisni fare, për këtë mos lejoni që rimeli të rrëshqasë nëpër fytyrën e grimuar mirë. Edhe sikur të mos jeni shumë emocional dhe dini t’i përmbaheni të qarës, nxehti i padurueshëm mundet ta shkrij grimin tuaj, kështuqë më së miri është të siguroheni me rimel ujërrezistent. Nëse keni lëkurë të ndritshme dhe flokë të verdha mos përdorni rimel të zi, sepse i kafti do të ju përshtatet më mirë.

    “Prajmerët” për hije do të rifreskojnë fytyrën tuaj

    Nëse dëshironi që të mbuloni poret dhe vendet jo të rrafshta (gungat) rreth syve, përdorni prajmer për hije. Është e këshillueshme të aplikohet në fytyrë para se të përdorni çfarëdo pudre. Shkaku për të cilin prajmer është “zile shpëtimi” kundër grimit të njollosur është se ai pengon hijen që të futet në skajet e syve dhe fillon të ju iritojë.

    Trik që karmini të jetë i qëndrueshëm

    Nuk do të keni kohë që karminin ta përdorni çdo gjysëm ore në sallë plot me njerëz. Do të pranoni se nusja duhet të duket shkëlqyer, por nuk përputhet situata në të cilën në mënyrë konstante do të nxirrni dhe futni karminin në çantë. Për këtë, bleni karmin të qëndrueshëm dhe kualitativ në nuancë tëdëshiruar, kurse për ngjyrën se cila ju përshtatet më së miri për fytyrën tuaj dhe grimin konsultohuni me grimerin. Në mëngjes ditën e kurorëzimit lyeni buzët me vazelinë, ashtuqë karmini do të qëndrojë më gjatë. Nëse doni që të keni buzë më të plota, pas karminit vendosni “lajner” për buzë, si trik i vogël që ngjyra të qëndrojë në vend dhe me këtë i tërë grimi të duket më mirë.

    Mos harroni iluminatorin (ndriçuesin)

    Pjesët e fytyrës që kanë nevojë për iluminatorë janë nën sy, mbi vetulla, përgjat hundës dhe nën mjekërr. Vendoseni me gishta duke u shiquar në pasqyrë me mjekërr ulur. Më së miri është që iluminatori të aplikohet në vende që janë në hije.

    Mos u depiloni ditën para kurorëzimit

    Skuqja e lëkurës pas depilimit mund të lajmërohet kurdoherë, sidomos gjatë verës, kur është koha ideale për martesa. Përse, pra, të rrezikoni që të keni reaksione të palakmueshme në lëkurë? Mos u depiloni së paku 48 orë para ditës suaj të madhe.

    Mos vendosni shumë krem për vetënxierje

    Teni i kuqrremtë gjithnjë do të duket më atraktivë, por mbi të gjitha duhet vendosur kufinj, ashtuqë edhe në nxierjen e lëkurës. Kremat për vetënxierje janë posaçërisht të rrezikshme, sepse mund të larmoheni (lara-lara) nëse e përdorni ju vetë, poashtu edhe kur kremin ju vendosë dikush tjetër mundë të vijë deri te vija të dukshme nëpër trup me ngjyra të ndryshme.Nuk propozojmë solarium, sepse rrezatimi është gjithsesi i rrezikshëm, por në të së paku do të nxiheni njejtë. Gjithashtu, shmanguni vendimeve të ngutshme në momentin e fundit dhe mos shkoni në solarium ditën para dasmës, sepse mundë të ndodhë që të keni reakcion të vonuar dhe skuqje të fortë nëpër lëkurë edhe pas 24 orëve pas “rrezatimit artificial”. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...