6.7 C
Priština
More

    7 llojet e pijeve që duhet pirë para gjumit – Mrekulli e vërtetë për trupin tuaj!

    spot_imgspot_img

    Është shumë i rëndësishëm detoksifikimi gjatë gjumit, sepse atëherë trupi juaj krijon inde të reja rigjeneruese. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mëlçia, organi kryesor për detoksifikim ka funksionalitetin më të madh mes orës 1 dhe 3 para mëngjesit. Për këtë arsye, duhet të sigurohen kushte të përshtatshme për detoksifikim gjatë natës.

    Detoksifikimi i duhur shpie në një metabolizëm të shëndoshë, i cili jo vetëm që zvogëlon toksinat në trup, por shpejton edhe djegien e yndyrnave tek personat që kanë probleme me peshën. Prandaj, është shumë e nevojshme që këto lloje të pijeve apo çajërave t’i konsumoni para se të shkoni në shtrat.

    1. Çaj kamomili

    Ky çaj është gjysmë i idhët, për shkak të lactone sesquiterpene, e cila ndihmon mëlçinë për të filluar procesin e detoksifikimit. Besohet se kamomili ka përbërës që ndikojnë në qetësimin e nervave duke na përgatitur për gjumë të thellë. Kjo barishte ka efekt anti-inflamator që ndihmon trupin për të luftuar toksinat.

    2. Ujë me limon

    Kjo është një nga pijet më të rekomanduara për t’u konsumuar gjatë gjithë ditës, duke shtrydhur një limon të freskët drejtpërdrejtë në ujë apo të shtoni disa feta limoni të prerë në një gotë me ujë. Gjatë natës, përbërësit e limonit dëbojnë toksinat nga gjaku. Më së miri është që këtë pije ta pini me ujë të vakët sepse kështu nxehet më lehtë sistemi i tretjes.

    3. Xinxife

    Kjo është një barishte kineze që ndihmon pastrimin e gjakut në mëlçi dhe djeg dhjamin. Xinxifja është një bimë që qetëson sistemin nervor, dhe është e përkryer në përgatitjen e trupit për gjumë cilësor.

    4. Fara lotusi

    Lotus është një tjetër bimë në mjekësinë tradicionale kineze, farat e të cilit janë vërtetë të shkëlqyera. Kjo bimë është e mrekullueshme për lehtësimin e stresit, ankthit duke siguruar një gjumë të mirë.

    5. Çaj trëndafili

    Trëndafili është një bimë e bukur e cila ndërlidhet ngushtë me zemrën dhe emocionet tona. Ndoshta kjo është arsyeja pse trëndafili njihet si simbol i dashurisë. Ky është një bimë e dobishme që ofron energji të mirë – pasi energjia e keqe shkakton depresionin. Me këtë arrihet detoksifikim i shëndetshëm.

    6. Çaj mente (nenexhiku)

    Menteja, është një barishte e dobishme për kryerjen e shumë funksioneve të rëndësishme. Kjo bimë, veçanërisht ndihmon procesin e tretjes, për shkak të numrit të madh të vajrave esencialë – mentol dhe menton. Kjo bimë parandalon akumulimin e ushqimit, gjë që ndikon poashtu në ëndrrat dhe gjumin. Me një fjalë, ky lloj çaji ndihmon mëlçinë me funksionet e tretjes dhe detoksifikimit.

    7. Çaj tërshëre

    Tërshëra dhe farat e saj janë të shkëlqyera si vlerë ushqyese. Ky çaj përmban sasi të lartë të vitaminave, mineraleve, madje edhe proteinave që janë të dobishme në detoksifikimin e mëlçisë. Tërshëra është një barishte që ka efekt qetësues në sistemin nervor duke ndikuar edhe në balancimin e emocioneve tona./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...