8.7 C
Priština
More

    7 arsyet pse trupi juaj dëshiron që të planifikoni një pushim në plazh

    spot_imgspot_img

    Nuk ka gjë më të mirë dhe relaksuese se plazhi, askund nuk mund të kombinosh aq shumë gjëra të nevojshme sikurse çkyçja nga jeta e përditshme dhe kyçja me natyrën. Plazhi na mbush bateritë andaj edhe duhet që të planifikoni një plazh në këto ditë të nxehta verore, më poshtë mund ti lexoni 7 arsyet pse duhet të bëni një gjë të tillë.

    Rrezet e diellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës D

    Sigurisht që qumështi ju furnizon me vitaminë D mirëpo e vërteta është se mbi 80% e njerëzve e marrin vitaminën e tyre nga rrezet e diellit. Problemi qëndron në mbajtjen e balansit mes përfitimit të vitaminës D dhe mbrojtjes nga kanceri i lëkurës. Mjekët rekomandojnë 10-15 minuta në diell pa mbrojtje nga rrezet e diellit nuk është i rrezikshëm për lëkurën ndërsa në anën tjetër metabolizon sasi të mjaftueshme të vitaminës D.

    Rëra është një eksfoliant natyror

    A e keni pyetur veten ndonjëherë përse ndjeheni mirë kur ecni mbi rërë? Kjo është ashtu pasiqë në këmbë kemi diku mes 3000 – 7000 përfundime nervore që regojnë në kontakt me rërën. Rëra e lagur shërben si eksfoliant natyror që largon lëkurën e vdekur nga këmbët e juaja.

    U ndihmon pacientëve me artrit reumatik

    Mineralet e detit dhe oqeanit mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomeve tek ata me artrit reumatik, sipas një studimi, pacientët që kanë përdorur kripëra banjoje nga mineralet e Detit të Vdekur janë ndjerë më mirë.

    Rrezet e diellit zbusin depresionin

    Logjika e thjeshtë na tregon se jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe depresivë në stinët pa diell. Një studim i bërë në Melburn, Australi ka zbuluar se sasia e rrezeve që kanë pranuar pjesmarrësit e studimit ka ndikuar në disponimin e tyre. Ekipi ka zbuluar se me ekspozimin ndaj rrezeve të diellit është rritur sasia e serotoninës në trup duke arritur efekt pozitiv ndaj stresit, gjumit dhe apetitit.

    Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës

    Uji i detit është përplot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës andaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.

    Një ditë në plazh ju bën të lëvizni pa e pasur mendjen fare

    Plazhi ju bën të lëvizni vetvetiu, qoftë noti, vrapimi, surfimi, futbolli në plazh apo volejbolli, andaj janë të rralla ditët kur ju shkoni në plazh dhe nuk bëni ndonjë aktivitet fizik.

    Edhe më e rëndësishmja, plazhi duke ju çkyçur nga problemet e përditshme ua zvogëlon nivelet e stresit

    Çkyçja nga përditshmëria është një gjë e dobishme për mendjen, trupin dhe shpirtin pasiqë ua ul nivelet e stresit, problemet me gjumin dhe depresionin. Lirohuni nga smartfonët dhe tabletët pasiqë ato janë burimi i stresit tuaj.

    Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mentale dhe fizike. Mos harroni të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...