Nëse dëshironi flokë të gjata dhe të shëndosha, ju sjellim disa këshilla të dobishme për stimulimin e rritjes së tyre.
Gjëja kryesore është që të zgjedhni produkte të cilat i përshtaten flokëve tuaja, i mbajnë të shëndosha dhe të shkëlqyera që nga rrënjët.
Proteinat janë shumë të rëndësishme për flokët, sepse ndihmojnë në prodhimin e aminoacideve, të cilat stimulojnë rritjen. Flokët kryesisht përbëhen nga keratina, e ajo krijohet nga aminoacidet, dhe për shkak të kësaj rekomandohet konsumimi i proteinave. është e dobishme që të bëni sesione të tretmaneve standarde me keratinë në salonin e bukurisë. Ajo do të mbajë flokët tuaja të shëndosha dhe të shkëlqyera.
është shume e rëndësishmë që rrënjët të mos jenë asnjëherë të thata. Thatësia e rrënjës në përgjithësi bie deri tek paraqitja e zbokthit, e ajo me kohë ndërpret rritjen e flokëve.
Flokët duhet t’i mbroni nga pluhuri, papastërtia dhe rrezet e diellit gjatë verës, për shkak se dielli dëmton flokun, kurse pluhuri dhe papastërtia sjellin deri tek krijimi i zbokthit. Në këtë do t’ju ndihmonte një kapelë, shall i lehtë, si dhe përdorimi i mbrojtjes adekuate ndaj diellit.
Në ushqim është shumë e nevojshme që të shtoni vitaminën B dhe C, si dhe hekurin dhe zinkun. Mungesa e hekurit dhe zinkut sjell deri tek dobësimi i flokëve, e deri tek rënia e tyre. Prandaj, është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.