1.7 C
Priština
More

    5 zakone të Japonezeve që nuk i lënë të plaken dhe kurrë nuk trashen

    spot_imgspot_img

    Kryesisht të gjithë përpiqemi të dukemi sa më mirë – stërvitemi, kujdesemi se çka përdorim si produkte kozmetike për fytyrë dhe trupin, qeshim sa më shumë që në këtë mënyrë “vrasim” rrudhat. Mirëpo, një gjë shumica e anashkalojnë, e kjo është mënyra e të ushqyerit.

    Shumë shpesh pyesim si është e mundur që Japonezët të duken minimum 15 vite më të rinj, dhe përpiqemi të kuptojmë se çka bëjnë për tu dukur të tillë.

    Edhe pse gjenetika është ajo me të cilën Japonezet mund të krenohen, megjithatë duhet respektuar të gjitha këshillat e tyre.

    Si gatuajnë?

    Fërgim, tiganisje, për pjekje nuk bëhet fjalë.

    Zierja me pak vaj, zierje me avull dhe zierje në ujë – janë terme që përbëjnë botën e tyre të kulinarisë. Ata perimet gjithmonë i presin në feta dhe minimalisht i përpunojnë termikisht. Mëlmesat në botën e tyre zënë vend të veçantë, i përdorin në shumicën e rasteve, por nuk e teprojnë as me këto.

    Ushqim i lloj-llojshëm

    Sushi nuk është ushqim i vetëm që Japonezët e konsumojnë. Menuja e tyre përbëhet nga lloje të ndryshme peshku, fruta deti, perime të ndryshme, natyrisht orizit, fruta dhe çaji i gjelbërt.

    Nuk janë adhurues të ushqimit të shpejtë dhe më së shumti zgjedhin ushqimin sezonal dhe të freskët …

    Për dallim nga shumica e grave tona të cilat ndonjëherë harrojnë të hanë mëngjesin, Japonezet e kanë këtë të domosdoshme.

    Mëngjesi i tyre përbëhet nga ushqime të lloj-llojshme dhe më shumë porcione të vogla, të cilat përfshijnë orizin, sojën, omletin, perimet …

    Rrallë konsumojnë desert

    Japonezët janë popull që shumë rrallë hanë ëmbëlsira edhe atë në sasi të vogla. Nuk konsumojnë kek dhe tortë me shumë kore dhe mbushje, siç është praktikë te ne, por më së shpeshti përgatisin apo blejnë akullore nga orizi (moki).

    Kultura e ngrënies

    Për ata të ushqyerit dhe ngrënia paraqesin ritual. Hanë ngadalë, në kafshata të vogla dhe porcione të vogla. Në pjatë zakonisht vendosin vetëm një ushqim sepse besojnë se kombinimi i dy ushqimeve paraqet mungesë të shijes./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...