-3.8 C
Priština
More

    5 shprehitë e mëngjesit që ju bëjnë të shtoni peshë

    spot_imgspot_img

    Kontrolloni rutinën tuaj të mëngjesit dhe filloni të humbni peshë…

    Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë gjatë përpjekjes për të rënë në peshë është se e fillojnë në ditën e tyre në kahje të gabuar. Momentet e para të zgjimit nga gjumi hedhin themelet se si do ta kaloni pjesën tjetër të ditës, dhe çdo ditë është e domosdoshme që të krijone shprehi të mira gjatë kohës kur zgjoheni nga gjumi të trullosur në kokë dhe të turbullt nga sytë.

    Këtu, po ju paraqesim disa nga gabimet e zakonshme që mund të rrënojnë mëngjesin tuaj, dhe si ta përmirësoni këtë.

    1. Ju ngriheni vonë nga gjumi

    Kemi dëgjuar se mungesa e gjumit si pasojë e niveleve të larta të hormonit kortizol në trup stimulon oreksin, por rezulton e kundërta, duke bërë shumë orë gjumë, nuk është aspak mirë për ju. Sipas studimeve, fjetja më shumë se 10 orë në natë ngrit rrezikun për rritje të masës trupore, në krahasim me ata që flenë 7 deri 8 orë gjumë.

    1. Nuk i ekspozoheni dritës së diellit

    Studimet tregojnë se nëse pas zgjimit i mbani dritaret e mbyllura duke mos hyrë asnjë rreze dielli apo dritë në dhomë, ju mund të humbni përfitimet e humbjes së peshës. Studimet pohojnë se nëse lejoni dritën brenda dhomës ju do të keni indeks më të ulët të masës trupore, pavarsisht se sa konsumojnë ushqim. Është e mjaftueshme 20 deri 30 minuta ekspozim të diellit për të ndikuar në indeksin e masës trupore, madje edhe nëse koha është me shi. Kjo ndodhë sepse trupi juaj sinkronizon orën biologjike – duke përfshirë metabolizmin për djegien e kalorive – duke përdorur valët blu të lehta nga dielli në mëngjesin e hershëm.

    1. Nuk e rregulloni shtratin tuaj

    Sipas studimeve është zbuluar se personat që e rregullojnë shtratin e tyre kanë 19% gjasa më shumë të bëjnë gjumë më të mirë gjatë natës se sa pjesa tjetër që nuk e rregullojnë shtratin e tyre. Dhe meqenëse gjumi ndërlidhej me humbjen e masës trupore, pse mos ta zbatoni këtë zakon çdo mëngjes? Kjo ndoshta mund të tingëllojë qesharake por Charles Duhigg, autor i librit “Poëer of Habit”, ka shkruar në librin e tij se ata që rregullojnë shtratin në mëngjes mund të krijojnë edhe shprehi tjera shumë dobiprurëse, si psh. përgatitjen e një dreke të shëndetshme. Gjithashtu, ai thekson se personat e tillë janë më të mirë edhe në kontrollin e buxhetit, gjë që nënkupton edhe mbajtjen e kalorive nën kontroll.

    1. E anashkaloni matjen në peshore

    Sipas studimeve thuhet se personat që maten çdo ditë në peshore, janë shumë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe kontrollin e saj. Koha më e mirë për t’u matur është paradite, kur pesha juaj është më e ulët. Kështu, jo vetëm që matja do të jetë më e saktë, por do të jeni në gjendje të bëni ndryshime nëse vëreni se ka luhatje në peshë.

    1. Ju e anashkaloni mëngjesin

    Hulumtuesit tregojnë se personat që konsumojnë mëngjesin me rreth 600 kalori proteina dhe karbohihidrate, raportohet se këta kan më pak uri si dhe për pjesën tjetër të ditës në krahasim me të tjerët që kanë konsumuar mëngjes me karbohidrate të ulëta rreth 300 kalori. Këta persona ishin më të mirë edhe në limitimin e tyre të kalorive. Hulumtuesit sugjerojnë se të kënaqni nevojat tuaja që në mëngjes, mund të ju ndihmojë që të anashkaloni konsumin e tepërt të ushqimit më vonë gjatë ditës./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...