-3.2 C
Priština
More

    5 gjëra që çdo femër duhet të dijë për pankreasin

    spot_imgspot_img

    Kur bëhet fjalë për zorrët, shumica e njerëzve i njohin vetëm komponentët bazë: stomakun, zorrën e hollë dhe zorrën e trashë. Por, ka disa pjesë që rrallëherë konsiderohen dhe nuk marrin vëmendjen e duhur që e meritojnë, siç është pankreasi. E vërteta është se ju e dini që e keni pankreasin, gjë që është i rëndësishëm, por nëse diçka nuk shkon mirë me të, ju nuk i jepni edhe aq rëndësi.

    Por, ju duhet ta bëni këtë, sepse është një pjesë jetike e sistemit tuaj të tretjes dhe kritik për kontrollin e sheqerit në gjak. Në vazhdim po ju paraqesim disa këshilla se çfarë duhet të dini në lidhje me pankreasin.

    Është pjesë përbërëse e stomakut tuaj

    Sapo të filloni të hani, pankreasi nxjerr një grumbull enzimesh dhe hormone thelbësore të nevojshme për tretje, duke përfshirë lipazën dhe amilazën. Këto lëngje sekretohen në zorrën e hollë ku ndihmojnë në zbërthimin e proteinave dhe yndyrnave, thekson Reem Sharaiha, gastroenterolog.

    Ndihmon kontrollin e sheqerit në gjak

    Përveç lëngjeve të tretjes, qelizat specifike të pankreasit, të quajtura qeliza beta, prodhojnë insulinë – hormon që ndihmon për të marrë sheqerin nga ushqimet që ju hani dhe e lëviz atë përmes gjakut. Në diabetin e tipit 1, sistemi imunitar i njerëzve sulom këto qeliza beta, kështuqë ata nuk mund të bëjnë insulinë të mjaftueshme. Në ato raste, njerëzit kanë nevojë për insulinë shtesë disa herë në ditë për të mbajtur nivelet e sheqerit në gjak në normale, thotë Sharaiha.

    Gurët e tëmthit mund ta dëmtojnë pankreasin

    Sipas Institutit Kombëtar për Diabet dhe sëmundjeve të veshkave si dhe sëmundjeve digjestive, çdo vit më shumë se 200,000 njerëz në SHBA, zhvillojnë pankreatitin, një inflamacion me shumë dhimbje (disa persona e rahasojnë atë me dhimbjet e lindjes së fëmijës) që mund të zgjasë për disa ditë. Në shumë raste, sulmi shkaktohet nga gurët e tëmthit, në masë të vogël që formohen në fshikëzën e tëmthit dhe mund të bllokojnë kanalet përmes të cilave enzimat ndihmojnë tretjen e ushqimit nga pankreasi në zorrë. Shenjat që tregojnë se keni sulm akut të pankreatitit përfshijnë ethe, dhimbje të sipërme të barkut si dhe të vjella. Nëse keni simptome të tilla ju duhet të njoftoni mjekun tuaj dhe të shtriheni për disa ditë në spital deri sa të ju shërohet pankreasi.

    Për ta mbajtur të shëndetshëm, frenoni pijet alkoholike

    Shkaku tjetër i pankreatitit është edhe pija alkoholike. Përdorimi i alkoholit për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë pankreatitis. Alkoholi mund të shkaktojë një sulm akut apo inflamacion që mund të zgjasë për muaj por edhe për vite. Do të vëreni shenja në jashtëqitje si pasojë se trupi juaj nuk mund të djegë me lehtësi ushqimin, thotë Shariaha. Mjeku juaj mund të identifikojë problemin me një ultratingull, duke ju përshkruar medikamente të nevojshme, të mbani një dietë duke agjëruar për disa ditë deri sa pankreasi të qetësohet. Rrallëherë mund të jetë i nevojshëm edhe operacion për të larguar lëngjet e tepërta nga infeksioni.

    Kanceri pankreatik nuk është i zakonshëm, por vdekjeprurëse

    Vetëm rreth 26, 000 gra diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit, por shpesh herë nuk zbulohet deri sa bëhet vonë më pas për t’u trajtuar, sepse shpesh nuk ka simptoma në fazat e hershme. Ju jeni më të prirur për këtë sëmundje nëse pini duhan, jeni mbipeshë ose keni ndonjë histori familjare të sëmundjes, andaj krijoni një dietë të shëndetshme të të ushqyerit dhe stërvitjeve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...