Trendin më të ri veror të stilit të flokëve – punxhë në formë krofneje, e kanë lansuar yjet e filmit Reese Witherspoon dhe Kate Bosworth. Kjo frizurë e rregullt dhe e bukur, të cilën deri sot e mbanin balerinat, është bërë trendi i fundit në Hollywood. Punxha bëhet shumë thjeshtë dhe ju duhet vetët vetëm një çorape griloni më e trashë.
Udhëzimin se si bëhet një punxhë në formë krofneje e vendosi në Youtube stilistja Wendy Nguyen, kurse videon e kanë shikuar me miliona femra.
Merrni një çorape griloni më të trashë dhe prejeni pjesën ku hyn shputa e këmbës. Sa më i trashë të jet çorapi, punxha do të jetë më e plotë.
Kapni flokët në formë të bishtit të kalit dhe vendosni një llastik gome. Pastaj bishtin tërhiqeni nga pjesa e çorapit, e cila ka formën e gypit.
Çorapin kapeni me fundin e bishtit dhe silleni disa herë së bashku me flokët nga maja e kokës.
Kur të përfitoni formën e krofnes, përforconi punxhën me disa kapëse.
Në fund, përmirësoni fijet rreth punxhës me krehër, dhe nëse keni flokë të dendura, drejtojini qimet e lakuara me anë të xhelit për flokë. Që „krofna“ të jetë e fortë, përdorni sprej për flokë.
Më poshtë mund të përcillni videon nga stilistja Wendy Nguyen
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.