1.4 C
Priština
More

    Llojet e vjehrrave: Të gjithëdijshme, aleate ose viktima të përjetshme?

    spot_imgspot_img

    Secila femër e re është e dënuar për luftë me vjehrrën, së paku në një periudhë të jetës së saj. Lufta çdoherë bëhet për burrin, respektivisht të birin.

    Nuk dakordoheni me vjehrrën dhe keni përshtypje se detyra e saj kryesore është që t’ua nxijë jetën juve? Nuk jeni as femra e pare e as e fundit që ndjehet ashtu.

    Raporti mes resë dhe vjehrrës gjithmonë ka qenë problematik, aq shumë saqë që nga kohët e lashta besohet se femrat në këtë relacion asesi nuk mund të funksionojnë bashkarisht. Kuptohet, kjo nuk është e vërtetë, edhepse për hir të vërtetës, konfliktet në mes tyre janë relativisht të shpeshta.

    Psikologët shpjegojnë se në thelb të këtij problemi gjendet lufta për dashurinë e të birit, respektivisht dashurinë e burrit. Ekzistojnë tipa të ndryshëm të vjehrrave, njohtoni ato në mënyrë që sa më lehtë të mund t’i tejkaloni problemet.

    Aleatja

    Ajo në fillim është tërësisht e magjepsur pas jush, sepse mendon se ka fituar shoqe të re. Mirëpo, pas një kohe të caktuar do të dëshirojë që nëpërmes jush ta ndryshojë birin e saj. “I thuaj të vesh diçka të mirë, ty do të dëgjojë” ose “A të duket se është duke pirë shumë” – këto janë vetëm disa nga fjalitë të cilat do t’i thotë dhe do të tentojë që t’ju përzihet në jetë. Kuptohet, kritikat me vend duhet të vlerësohen, por problemet krijohen nëse fillon t’ju krijojë ngarkesë. Mjeti më i mirë kundër sjelljes së këtillë është sinqeriteti. Shpjegojani vjehrrës se nuk jeni e gatshme të bëheni pjesë e manipulimeve të saja. Nëse partneri juaj ka ndonjë mangësi, ai duhet të dëshirojë që ta përmirësojë vetë. Ju duhet t’i ndihmoni, e jo të lidhni aleancë me nënën e tij dhe t’i punoni pas shpine.

    E gjithëdijshmja

    Ajo di të fërgojë mishërat më të shijshëm, ajo di ku gjenden veshjet më të lira, ajo e di se kur është më së miri të shkohet në pushime verore, ajo di se si duhet të edukohen fëmijët… Po, ajo është e gjithëdijshmja, e cila nuk e fsheh se është më kompetente se ju për gjithçka, sepse ajo ka 20 e më shumë vite që i është përgjigjur djalit të saj, e kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Nëse futeni në luftë, vetëm do ta thelloni konfliktin. Në situata të këtilla më së miri është të reagoni me kthjelltësi. I thoni asaj “nmish pule kaq me shije e kam ngrënë vetëm tek ju, por sidoqoftë do të dëshiroja të provoja këtë reçetën e re”. Mirëpo, nëse fillon shumë të prekë në intimitet, duhet të bëheni direkte: “plotësisht e kuptoj se çfarë kishit ndërmend, por ne kemi vendosur të bëjmë diçka tjetër”.

    E rezervuara

    Kur t’ju takojë, flet vetëm me birin e saj dhe kohë pas kohe ju drejtohet juve me disa fjali stereotipe. Distanca e saj ju krijon shqetësim dhe ju fyen. Bëne hapin e parë i cili do ta rregullojë atmosferën e tendosur – thirreni në telefon, vizitone, bleni asaj ndonjë gjë të vogël. Në fund të fundit, që të dyja e doni të njejtin mashkull dhe është shumë e natyrshme që të afroheni me njëra-tjetrën. Nëse edhe pas kësaj ajo mbetet e ftohtë, atëherë s’ka ndihmë. Duhet ta pranoni si të tillë. Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha është që partnerin mos ta ngarkoni me fjalë se psh. se nëna e tij është e papërballueshme, sepse kjo gjë e dëmton lidhjen tuaj. Sejcili njeri është i ndjeshëm ndaj komenteve për familjen, sidomos për nënën.

    Vjehrra e ligë

    Një lloj i ligë i një nëne e lidhur shumë për të birin. Ajo do të përpiqet t’i thotë atij se si ju gjithçka e bëni gabimisht. Nuk frenon veten që publikisht t’ju qortojë sa herë që i jepet rasti. Pas kësaj, kuptohet, ngazëllehet. Pse e bën këtë? Sepse friksohet se do ta humbasë djalin përgjithmonë. Çfarë të bëni? Ky është një skenar klasik nëpër amvisri në të cilat jetojnë disa gjenerata. Atëherë reja dhe vjehrra që në start e fillojnë luftën për pushtet, sepse në interes të të dyjave është që të luftojnë për fuqi (pushtet). Grindjet e hapura në këto raste nuk mund të shmangen. Partneri juaj duhet të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë i duhet bërë e ditur nënës së tij shumë qartë. Ajo është zgjidhja e vetme.

    Viktima e përjetshme

    Fjalia e saj standarde është “asnjëherë nuk keni kohë për mua!”. Ajo me shumë dëshirë çdo ditë do të vinte për t’ju hekurosur, përgatitur ushqimin dhe për t’ju ndihmuar. Nëse e refuzoni, do të sëmuret ose do të bëhet depresive, dhe do të mundohet që të ledhatuarit të saj t’ia imponojë ndjenjën e fajësisë. Ky është një rast shumë delikat, sidomos nëse ajo është e shkurorzuar ose e vé. Çfarë të bëni? Zgjidhja e vetme është kompromisi. I lejoni që të vijë kohë pas kohe tek ju dhe t’ju ndihmojë, por edhe inkurajone që me shoqet e saja të shkojë në ndonjë pushim, që të krijojë njohje të reja. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...