1.7 C
Priština
More

    Unaza martesore: Çdo i pesti person e heq atë para se të del në mbrëmje, apo pas ndonjë grindjeje

    spot_imgspot_img

    Meshkujt më së shpeshti e heqin unazën martesore para se të dalin, ndërsa femrat pas grindjeve. Të dy palët në këtë mënyrë duan ose të lëndojnë partnerin, ose t’i dëshmojnë vetvetes së ende janë tërheqës/e.

    Më të rinjtë se 40 vjeç më shpesh e heqin unazën martesore se sa ata në moshë më të shtyer, në mënyrë që të jenë më tërheqës për gjininë e kundërt – ka pohuar studimi i zyrës së avokaturës britanike Slater & Gordon, i cili studim është zhvilluar me 2000 njerëz.

    Pothuajse një e pesta e njerëzve unazën martesore e heqin para se të dalin me miqtë ose pas grindjes me partnerin. Meshkujt më shpesh e bëjnë këtë para se të dalin, ndërsa femrat pas grindjeve. Më këtë duan ose të lëndojnë partnerin, ose t’i dëshmojnë vetvetes së ende janë tërheqës/e, ndërsa një pjesë prej tyre e heq unazën për shkak të ndjenjës së jorehatisë.

    Çdo i teti beson se me unazën në gisht duket i bezdsishëm, sidomos femrat të cilat marrin më pak vëmendje se më parë. Mirëpo, pa të kanë më shumë shanse në punë, ka konkluduar studimi.

    – Mbajtja e unazës është bërë më e popullarizuar se sa më parë, prandaj heqja e saj duket si tradhëti. Kjo gjë shkakton grindje në mës partnerëve dhe shkatërron besimin – ka theksuar avokati Kalil Anvar.

    Unaza është më e rëndësishme tani se sa më parë

    Për dallim nga gjeneratat e mëparshme, njerëzit gjithnjë e më shpesh mbajnë unazën martesore dhe heqjen e saj e konsiderojnë si një mosrespekt të qartë ndaj partnerit. Për afro 40 përqind të femrave mosbajtja e unazës martesore është shenjë se partneri nuk e merr seriozisht martesën, përderisa për gjyshet e tyre kjo nuk ka pasur ndonjë rëndësi të madhe. Çiftet këtë gjë e lidhin me tradhëtinë dhe e pranojnë se do të ndiheshin më të sigurtë nëse partneri do ta mbante unazën martesore. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...