3.4 C
Priština
More

    Romancë në punë – po apo jo?

    spot_imgspot_img

    Nëse bashkoni një grupacion me njerëz të huaj, u jepni atyre një lidhje siç është puna, pas një kohe me patjetër aty do të lind romanca.

    Hulumtimet e bëra në vitin 2011 kanë treguar se bile 39 përqind nga të anketuarit kanë thënë se janë lëshura në lidhje dashurie me kolegët, ndërsa 30 përqind nga ato lidhje kanë përfunduar me martesë.

    Lidhja me kolegun nga puna mund të ketë ngritjet dhe uljet e veta, siç ndodh edhe me gjithë lidhjet tjera, por nëse juve ju pëlqen dikush nga vendi ku punoni, ja se për çfarë gjërash duhet të keni kujdes.

    Gjatë periudhës jetësore një njeri mesatarisht kalon 90 000 orë kohë në vendin e punës. Lidhja në vendin e punës, nëse nuk ndikon direkt në punë, mund të jetë një kohë e shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyeshme.

    Në anën tjetër ekzistojnë çifte të cilët e fillojnë një lidhje e cila nuk ka sukses, dhe pas një kohe gjërat mund të bëhen shumë të pakëndshme. Ndjenja të lënduara, grindje në vende publike, sjellje e pakontrolluar, sabotim i proekteve në biznes… Të gjitha këto mund të jenë pasojat e lidhjes së pasukseshme me kolegun. Prandaj, para se të lëshoheni në një gjë të tillë duhet të jeni shume e kujdesshme dhe duhet ta njihni mire personin para se të ndërmerrni dhe të vendosni çfarëdo qoftë.

    Statistika

    Hulumtimet kanë treguar se bile deri në 15 përqind të femrave në pozita të larta kanë pasur romansë me shefin e tyre, ndërsa 37 përqind nga to kanë fituar avansim në punë, gjë që kryesisht nuk kalon pa u vërejtur. Sigurisht në kontekst negativ. Është e vërtetë se ende kemi më shumë meshkuj nëpër pozita udhëheqëse dhe ende vlejnë standardet e dyfishta për femrat dhe meshkujt, prandaj mendoni mire për pasojat.

    Çfarë duhet të dini

    • Si shikohet në firmën tuaj dukuria kur ka çifte brenda firmës.

    • Kontrolloni emocionet dhe mos i shfaqni shume derisa jeni në punë, ruani ato për më vonë.

    • Mos lejoni që dashuria të ndikojë në produktivitetin tuaj. Nëse edhe më tutje punën e njejtë e bëni ashtu siç duhet, sigurisht që askush nuk do të ankohet për lidhjen tuaj.

    • Nëse lidhja nuk ka sukses, mbahuni me dinjitet, kurtoazi dhe profesionalizëm kur të jeni në afërsinë e ish partnerit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...