Mos e humbni shpresën nëse nuk i keni buzët si Angelina Jolie, por mësoni se si me vetëm katër hapa, të krijoni iluzionin e buzëve të plota dhe sensuale …
Çfarë ju nevojitet?
- Korrektori
- Lapsi me ngjyrë të buzëve
- Shkëlqimi transparent
- Shkëlqimi shkëlqyes
- Furça për buzëkuq
Hapi i parë
Vendosni një shtresë të hollë të korrektorit në majën e buzës të sipërme dhe të poshtme. Korrektori do të reflektojë dritën dhe në këtë mënyrë buzët duken më të plota.
Hapi i dytë
Vizatoni vijën e buzëve me laps. Lirisht mund të shkoni edhe përtej vijës së buzëve, sepse korrektori do të zvogëlojë hendekun në mes të buzës dhe lapsit.
Hapi i tretë
Duke përdorur një furçë, aplikoni një shkëlqim të tejdukshëm. Ju gjithashtu mund të përdorni edhe buzëkuqin me ngjyrën e preferuar, apo atë më ngjyrë të buzëve tua.
Hapi i katërt
Në mes të buzës së poshtme, vendosni pak shkëlqyes. Ai gjithashtu do të reflektojë dritën, dhe buzët do të duken më të plota. /kosovarja.ch/