Edhe pse për martesë apo lidhje kualitative faktori kryesorë është sinqeriteti, ekzistojnë sende që nuk duhet t’ia thoni as partnerit. Me këtë nuk do të bëni asgjë keq.
Nëna e tij
Kjo është njëra prej atyre fshehtësive që është e mirë për të dy. Çfarë dobie ka nga ajo që ju nuk mund ta duroni nënën e tij? Ndër të tjera ai këtë edhe vet e kupton.
Shoqja
Nëse ju tregon shoqja ndonjë fshehtësi dhe ju lut të jeni e besueshme, këtë edhe duhet ta bëni.
Flirt
Flirt kalimtar me një tip në lokal është i padëmshëm. Normal nëse nuk planifikoni të shkoni deri në fund. Edhe për juve edhe për partnerin tuaj, mirë është që të dy nganjëherë të flirtoni anash, për këtë mos u ngarkoni.
Shoping
Keni blerë këpucë që janë të shtrenjta për rrugë edhe të pa nevojshme, por thjesht nuk keni mundur mos ta bëni. Nëse i keni blerë nga paratë që i keni lënë ‘anash’ nuk ka nevojë ti tregoni. Por nëse i keni marrë të hollat nga parat e përbashkëta atëherë tregojani të dashurit tuaj ‘gabimin’.
Ish i dashuri
Edhe nëse jeni në fazë të jeni vetëm shokë me ish të dashurin, të dashurit tuaj aktual kjo do i pengojë. Nëse ndërroni ca fjalë me ishin në Facebook është ok, por nëse planifikoni të dilni në kafe me të atëherë duhet të jeni e sinqertë.
‘Kurreshtja’
Nëse kontrolloni në internet atë çka i dashuri juaj ka shikuar dhe kënd ka kërkuar, ai këtë nuk ka nevojë ta di. ./kosovarja.ch/