0.9 C
Priština
More

    3 shprehi të shëndetshme që të gjithë duhet ti respektojmë!

    spot_imgspot_img

    Futja e mjaftueshme e lengjeve ne trup ndikon që lëkura juaj të duket më e shëndetshme, më rinore dhe mirë e hidratuar. Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të zgjoheni është të pini një gotë me ujë.

    Secili prej nesh ka disa shprehi të përditshme, për të cilat ndoshta edhe nuk jemi të vetëdijshëm. Pa marrë parasysh se sa herët zgjoheni, duhet ta praktikojmë ritualin e mëngjesit me zakone apo shprehi të shëndetshme që na ndihmojnë në ngritjen e energjisë dhe ti tejkalojmë më lehtë të gjitha pengesat dhe detyrimet ditore.

    Ëtu po ju paraqesim tri gjërat më të rëndësishme që duhet ti praktikoni në rutinën tuaj të përditshme:

    1. Pini të paktën një deri dy litra ujë në ditë

    Nëse nuk e keni zakon për të pirë ujë rregullisht, mjafton edhe një litër sa për ta filluar, ndërsa më vonë, me adaptimin e trupit me ujë, duhet ta rrisni deri në dy litër. Në këtë mënyrë i gjithë trupi hidratohet dhe mban funksionimin e rregullt të të gjitha organeve. Futja e sasisë së mjaftueshme në trup ndikon që lëkura juaj të jetë më e shëndetshme, më rinore dhe mirë e hidratuar. Gjëja e parë që duhet të bëni pasi të zgjoheni është të pini një gotë me ujë, më së miri është që uji të jetë pak i vakët dhe me një limon.

    2. Stërvituni ose meditoni në rutinën tuaj të përditshme

    Ushtroni apo meditoni, ose edhe më mirë – bëni të dyja njëkohësisht. Jo vetëm që do të ndjeheni më të relaksuar dhe vital, por kështu do të mund ti kushtoni vetes suaj 5-10 minuta kohë meditimi dhe çlodhje fizike.

    3. Hani mëngjesin

    Ashtu siç e dimë, është e nevojshme që të konsumojmë të paktën tri vakte ushqimore në ditë, madje deri në 5 herë do të ishte edhe më mirë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kur ne duhet të ushqejmë trupin me ushqimet më të shëndetshme, të cilat na japin energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, mëngjesi është ushqimi i parë që e fusim në stomak të zbrazët pasi ka tretur ushqimin një natë më parë. Kështuqë, ushqimin që e futni në stomakun bosh, do të tretet më shpejtë dhe vlerat ushqyese më mirë absorbohen./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...