1.4 C
Priština
More

    A janë të mundshme shoqëritë mes meshkujve dhe femrave

    spot_imgspot_img

    Meshkujt e femrat mund të jen miq.

    Ekzistojnë dy mënyra të shoqëruarish mes meshkujve dhe femrave. Kategoria e parë është marrëdhënia në të cilin ata mes vete nuk tërhiqen seksualisht.

    Kategoria e dytë janë miqtë të cilët ndoshta dikur kanë përzier me njëri tjetrin. Por kanë ardhur në përfundim që ata thjesht nuk funksionojnë si çift dhe janë bërë shokë.

    Sigurisht, ata që asnjëherë nuk kanë qenë në këso marrëdhënie, e kanë të vështirë të kuptojnë që mes tyre me të vërtet nuk ka seks. Arsyeja është e thjeshtë – shoqëria mes meshkujve dhe femrave është aseksuale. Njësoj si femra kur nuk do të ketë marrëdhënie intime me një femër tjetër, kështu nuk dëshiron as me shokun e vet.

    Arsyeje e sfidës së kësaj kategorie të shoqërisë janë dy lloj njerëzish totalisht të kundërt- ata që munden dhe ata që nuk munden të jenë në shoqëri me gjininë e kundërt. Thjesht ekzistojnë persona që janë të aftë te zhvillojnë shoqëri me gjininë e kundërt vetëm për marrëdhënie shoqërore.

    Kategoria e dytë e njerëzve janë ata që mendojnë se gjinia e kundërt është e rezervuar vetëm për lidhje dhe seks. Askush këtu nuk e ka më drejtë, apo padrejtë. Çdokush e zgjedh mënyrën e vet të marrëdhënieve shoqërore dhe duhet të respektohet edhe zgjedhja e atij tjetrit.

    Nëse edhe ju njiheni në kategorinë e dytë , kurse e dashura juaj në të parën apo e kundërta , mund të vijë deri tek problemet të cilat kryesisht do t’i bëni në kokën tuaj. Do të mendoni çka do të ndodhë kur të jenë vetëm, përse me të shkon në kino dhe në darka të këndshme. Sa të filloni me fjalë thumbuese aty edhe do t’ia nisin problemet.

    Njoftoni shokë t e saj apo e kundërta. Ndoshta edhe ju do të krijoni shoqëri të re. Se femra që ka miq meshkuj i ka edhe përparësitë e veta – kur të dilni me ta nuk do të ndiheni si ‘femër’. Në anën tjetër njoftojini edhe shoqet e tija, ato do t’ju kuptojnë apo edhe ndoshta përmes tyre mund të krijoni edhe lidhje të forta. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...