Njëra prej shprehive më të çuditshme të njerëzve të lumtur është falënderimi. Ata e vërejnë , e ndjejnë, hulumtojnë dhe praktikojnë. Falenderimi liron nga stresi, ngrit disponimin që pozitivisht ndikon në kompletimin e imunitetit. Kështu do të ndërtoni mardhënie kualitative me kënd do që dëshironi.
Njerëzit shpesh harrojnë në këtë shprehi të thjeshtë, që nuk është aq e vështirë nëse e praktikojmë çdo ditë. Megjithate, si është ajo që njerëzit e lumtur ndjejnë falenderim pa marrë parasysh problemet. Kanë sëmundjen e kancerit, ata janë të falenderueshmë për ndihmën medicinale që ja u mundëson mbështetja familjare. Nëse nuk kanë familje apo partner, janë të falenderueshëm ndaj shoqërisë. Janë të papunë, shembull, janë të falenderueshëm të paktën që kanë kulm mbi kokë.
Njerëzit e lumtur janë të falenderueshëm ndaj imtësive
Ata nuk i marrin të parëndësishme ndodhitë e përditshme, si atë që në mëngjes janë zgjuar shëndosh e mirë, që kanë ujë, rrymë, shikim dhe bukë. Ata të gjitha këto i vërejnë dhe janë të kënaqur.
Njerëzit e lumtur me vetëdije ndajnë kohë për falenderim
Ata kanë disa mënyrë për falënderim. Kjo mund të jetë që gjatë ditës ndajnë kohë që të bëjnë listën e gjërave për të cilat janë mirnjohës. Gjithashtu edhe gjatë ngrënies mendojnë për atë se sa të bekuar janë. Ata ndjenjën e mirënjohjes e kanë praktikë ditore.
Njerëzit e lumtur e tregojnë mirënjohjen
Ata gjejnë kohë të jenë mirënjohës për të gjitha përvojat që i kanë arritur. Ato nuk janë vetëm fjalë: Ata e ndjenë mirënjohjen. Ajo mund të jetë ndjenjë lehtësimi, psherëtim apo thjesht një gjest që tregojnë që e kanë parë atë ndjenjë.
Njerëzit e lumtur janë mirënjohës për ata që i rrethojnë
Kanë shprehi mirënjohjeje me njerëzit e afërm për imtësi. Shpesh do u japin komplimente, i falenderojnë dhe marrin reagime pozitive si këmbim.
Njerëzit e lumtur flasim për mirënjohje
Ata ndajnë me të tjerët ndjenjën e mirënjohjes dhe kënaqësisë. Ata me qasjen e tyre për mirënjohje i bëjnë të ndihen mirë edhe njerëzit përreth.
Njerëzit e lumtur janë falenderues edhe për arritjet e fatin e të tjerëve
Ata kënaqen në fatin e të tjerëve. Ata jetojnë në botë ku ka vend për të gjithë. Nuk e shohim arritjen e dikujt si dështim të tyre. Për ata fitimi është diçka që ndahet dhe janë të gjithë të lumtur.
Njerëzit e lumtur e dinë që jeta është e çuditshme
Edhe ju mund ta shikoni jetën në këtë mënyrë. Andaj, hapini sytë, le të jetë mirënjohja shprehi e juaja pa marrë parasysh rrethanat. Shikojini dhe numrojini të gjitha çastet tuaja të lumtura.