Shumica e njerëzve kur takojnë dikë, vëmendjen më të madhe e kanë tek fytyra e personit. Andaj, nuk duhet të ju ngatërrojë përfundimi i habitshëm i shkencëtarëve që pesha ideale nuk varet nga numri i kilogramëve, as nga paraqitja e trupit, por përfundimisht vetëm nga fytyra!
Shkencëtarët shpjegojnë se pesha ideale është e atyre personave fytyra e të cilëve duket më bukur – numri i vogël i kilogramëve sjell deri në rënien apo varjen e faqeve, ndërsa kilogramët e tepërt e shtrembërojnë apo deformojnë fytyrën në një kuptim tjetër, thuhet sipas Daily Mail.
Prandaj, është e nevojshme që të rregulloni mënyrën tuaj të të ushqyerit si dhe stërvitjet duhet të jenë qëllimi kryesor i juaji – që të balanconi shtimin në kilogramë ose humbjen e tyre, në mënyrë që fytyra juaj të shkëlqejë dhe duket për mrekulli.
Ekspertët paralajmërojnë se femrat duhet të kenë shumë kujdes në ndryshimin e numrit të kilogramëve, pasi fytyra e femrave është shumë më e ndjeshme se sa e meshkujve dhe lë pasoja më të mëdha në lëkurë. Ata gjithashtu theksojnë se femrat më tërheqëse kanë indeks të masës trupore prej 23.8./kosovarja.ch/