Duhet të ndërpritni konsumin e tepruar të ushqimeve si dhe ti mbani të kontrolluara kilogramët e juaja. Për më tepër, ekzistojnë video tërësisht pa pagesë në YouTube ku mund të udhëzoheni.
Forcë dhe gjendje e mirë trupore
1. Jillian Michaels: zvogëlon trashësinë, nxit metabolizmin me anë të stërvitjeve të plota.
https://www.youtube.com/watch?v=FTT4W8ygJ7w
Mbretëresha e ushtrimeve, Jillian Michaels sjell trajnimin e saj në kanalin YouTube. Ky trajnim total i trupit përfshin 7 qarqe kardio për të forcuar dhe tonifikuar çdo muskul të vetëm. Nëse nuk lodheni, atëherë kjo tregon se nuk jeni duke ushtruar rëndë, e cek ajo në video, kështuqë përgatituni për seanca serioze djerse.
2. Stërvitje 7 minutëshe: trup i plotë, ushtrime kardio për djegie të kalorive
Kjo video është dëshmi pozitive se ju nuk keni nevojë të frekuentoni palestrën, ose të keni kohë ose hapësirë për vrasjen e kalorive. E tëra që ju duhet është një rutinë e orarit të përmbushur me ushtrime, si squats apo përkulje si dhe pompime me 10 sekonda pushim pas çdo ushtrimi, kësisoj ju nuk do të humbni asnjë përfitim nga n
3. Këmbë joshëse me anë të stërvitjes së plotë
Ndërtoni gjymtyrët me anë të kësaj rutine 11 minutëshe nga Autumn Calabrese. Përmes tri qarqeve të stërvitjeve të vështira si squats apo përkuljet me një këmbë, përkuljet në mur si dhe shumë pajisje tjera të nevojshme për stërvitje.
4. Ngritja dhe tonifikimi i prapanicës nga Katrina
Është bërë shumë i njohur liftingu i prapanicës dhe formimi i saj dhe është në krye të gjërave të dëshiruara në listat e palestrës. Lëvizjet si goditjet nga mbrapa si dhe stërvitjet me hedhje apo zgjatje të muskujve, ndikojnë në ndërtimin, forcimin dhe ngritjen e të pasmeve tuaja.
5. Rrezistencë totale për formësimin e trupit me anë të stërvitjeve
Pajisja që mund ta bartni me vete gjatë udhëtimeve, është një mjet që nuk zë shumë hapësirë dhe peshon shumë pak. Nëse jeni adhurues i këtyre stërvitjeve duhet ta gjurmoni patjetër këtë video. Këtu kombinohen lëvizjet për krijimin e forcës, ushtrimet për përmirësimin e rrahjeve të zemrës si dhe stërvitje rutinore që sfidojnë tërë trupin tuaj.