6.7 C
Priština
More

    Kur keni me të vërtetë nevojë për një antibiotik

    spot_imgspot_img

    Frika nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve dh krijimi i bakterieve rezistente ndaj trajtimit, është legjitime: këto barna duhet të merren vetëm për trajtimin e infeksioneve bakteriale që janë aktuale, si infeksioni i fytit, e jo për sëmundjet e zakonshme virale të tilla si ftohjet dhe gripi. Mos anoni në terapi antibiotike, dhe nëse mjeku ju ofron ndonjë recetë, pyesni nëse me të vërtetë keni nevojë për të.

    Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit, më shumë se 25% e të gjithë përshkrimeve të recetave të pacientëve janë të panevojshme dhe ky është një vlerësim konzervator. Nëse keni infeksione të lehta, provoni duke pritur një ose dy ditë për të parë nëse keni përmirësim, duke ju a miratuar edhe mjeku. Çdo përkeqësim i simptomeve duhet të paraqitet tek mjeku, ku në ndërkohë mund të filloni me antibiotikë, por shpesh vet trupi e shëron veten, veçanërisht nëse shkaku është viral.

    Fokusohuni në mënyrat për të ndihmuar menaxhimin e simptomeve bezdisëse që nuk kërkojnë terapi me receta të barnave, të tilla si të qëndroni të hidratuar dhe të bëni pushim të mjaftueshëm. Sigurisht, preventiva është ilaçi më i mirë. Mos pini duhan, ushqehuni me dietë të shëndetshme, qëndroni fizikisht aktiv, menaxhoni stresin tuaj dhe synoni të bëni të paktën 7 orë gjumë natën. Merrni vaksinën vjetore për grip, dhe gjatë sezonës së ftohtë, sigurohuni që të lani duart shpesh.

    Definitivisht, mos u vet diagnostifikoni me antibiotikë duke porositur barna online apo të bazoheni nga përvojat e tjerëve pasi kjo mund të ju bëjë më shumë dëm se sa dobi, duke rezultuar në ndërprerjen e ekuilibrit të trupit si dhe duke u rrezikuar për reaksione alergjike, gjë që kontribon në rrezistencën ndaj antibiotikëve.

    Nëqoftëse jeni mjaftueshëm të sëmurë për të marrë në konsideratë nevojën për antibiotikë, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, i cili duhet të ju ndihmojë për të vendosur nëse terapia me antibiotikë është me të vërtetë e nevojshme. Përdorni forma tjera të terapisë me antibiotikë si pomade apo vajra, si dhe pika për sy dhe hundë sipas udhëzimeve, si dhe përfundoni trajtimin e plotë të pilulave siçi keni të përshkruara në recetë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...