1.7 C
Priština
More

    3 gjërat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me ciklin tuaj menstrual

    spot_imgspot_img

    Ju jeni mësuar me mundimet e ciklit tuaj menstrual pas mbarimit të tyre, si kokëdhembje, gjakderdhje e madhe, dhimbje stomaku etj. Sidoqoftë, çka nëse ju themi se “këto shenja normale” mund të jenë ndonjë paralajmërim për ndonjë sëmundje më të madhe. Ja gjërat që duhet ti merrni në konsdieratë me gjinekologun tuaj.

    Perioda të çrregullta

    Në një botë ideale, periodat tuaja duhet të vijnë me saktësinë e kohës, pas çdo 28 ditë, vuani për disa ditë me rradhë e më pas liroheni deri në vizitën e maujit të ardhshëm. Por, kjo është jeta, ndonjëherë ta shpif. Cikli i rregullt konsiderohet të paraqitet çdo 21 deri 45 ditë, thekson Sherry Ross.

    Problem mund të ndodhë nëse periodat vijnë shumë shpesh – të themi çdo 20 ditë ose edhe më pak (brenda një muaji një cikël e gjysmë). Stresi, dietat rigoroze, ushtrimet e mundimshme ndikojnë që cikli jua të vonohet, thekson Mary Jane Minkin, gjinekologe. Thënë kështu, nëse këto gjëra ndikojnë në çrregullimin e ciklit tuaj, nuk do të thotë se janë rrezik për jetën tuaj, por më së miri është të konsultoheni me mjekun tuaj. Një nga pasojat që mund të jetë është sëmundja e tiroides. Hipertiroidizmi shkakton që të keni cikle të rralla, ndërsa hipotiroidizmi cikle të shpeshtuara.

    Dhimbje të padurueshme barku

    Dhimbjet e barkut janë të zakonshme gjatë ciklit tuaj. Por nëse keni dhimbje të padurueshme kjo ndodh për dy gjëra: nivele të larta të prodhimit të hormonit – prostaglandins, apo ndjeshmëri e lartë. Në raste të tilla, mjeku rekomandon të mernri anti-inflamatorë të cilët bllokojnë prostaglandin-in.

    Gjakderdhje e madhe

    Nuk ka asnjë femër që ankohet për gjakderdhje me sasi të vogël, që nënkupton se nuk jeni në rrezik. Gjakderdhja normale duhet të ndodhë disa ditë me ndërrim të shpeshtë të tamponave. Por, nëse cikli juaj nuk ndalon nga gjakderdhja, kjo nënkupton tiroiden apo ndonjë fibroid të mundshëm, polipe ose endometrioza. Mjeku thekson se gjakderdhja është normale, por nëse ndërroni tampon çdo një orë, kjo është më shumë se normalja./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...