A janë kontrollet vjetore të domosdoshme? Disa ekspertë dhe mjekë deklarojnë se një gjë e tillë është humbje e kohës dhe të hollave për shumë njerëz.
Mirëpo mos përshpejtoni me anulimin e kontrolleve mjekësore, mjekët thonë nëqoftë se jeni në moshën 18-50 vjeç dhe jeni të shëndetshëm mos u brengosni për kontrollet, mirëpo nëse keni ndonjë sëmundje atëherë nuk duhet të humbasni kontrollet.
Mirëpo jo të gjithë mjekët mendojnë kështu, disa pohojnë se kontrollet vjetore e riafirmojnë marrëdhënien mjek-pacient. Pra, atë çfarë duhet ta kemi parasysh duhet zbërthyer në 4 pjesë:
– nëse jeni me mbipeshë, keni histori të diabetit apo jeni në barëra për migrenë kronike, hipertension, atëherë duhet të kontrolloheni në ç vit apo në ç dy vite.
– mos i humbasni kontrollet e rekomanduara, mamogramët, kolonoskopët, pap testet.
– më të moshuarit që kanë ndryshuar mjekët së fundmi, duhet të bëjnë një kontroll të tillë.
– nëse jeni e re dhe e shëndetshme, një kontroll është i domosdoshëm çdo 3 deri në 5 vite.
Në fund të fundit, kur nuk jeni e sigurtë me shëndetin tuaj, shkoni për një kontroll tek mjeku./kosovarja.ch/