3.7 C
Priština
More

    5 minuta joga në mëngjes ju ndihmon të kaloni një ditë të mrekullueshme

    spot_imgspot_img

    Një sekret që të ndjeheni më pak e stresuar, të qëndroni e përqëndruar dhe të keni gjumë më të mirë? Filloni ditën me një rrjedhje të shpejtë joga që në mëngjes.

    Seritë e ushtrimeve për shtrirje dhe zgjerim, të krijuar nga instruktori Molly Rice nga New York-u, do të qetësojë mendjen tuaj si dhe do të aktivizojë trupin si gjëja e parë që do bëni në mëngjes. Pra, përcjellni fotot e ilustruara më poshtë pa pasur nevojën të konsumoni kafeinë në mëngjes për stimulim të trupit. Vetëm mos harroni të përsëritni ushtrimet në të dyja anët.

    1. Filloni me pozitën e fëmijës. Përqëndrohuni në relaksimin e trupit dhe thelloni frymëmarrjen tuaj. Mbani peshën në duart tuaja dhe gjunjë. Filloni të përkuleni poshtë-lartë duke u thyer në mes. Përsëritni këtë ushtrim 3-5 herë.

    2. Ashtu të përkulur në gjunjë, zgjatni krahun e djathtë dhe këmbën e majtë në pozitë horizontale. Ndaloni për pak kohë që të sfidoni trupin tuaj dhe më pas mblidhuni me kurriz te poshtë duke vazhduar zgjatjen e këmbës dhe krahut sipër dhe duke rrëmbyer kyçin e këmbës.

    3. Lironi këmbën duke u përkulur në stilin e qenit. Bëni një lëvizje të ulët me këmbën e djathtë përpara dhe me gjurin e majtë duke prekur tokën. Ngritni krahët dhe zgjatuni me vithet tuaja duke shtyer peshën para dhe ndjeni shtrirjet që po i bëni.

    4. Dorën e djathtë vendoseni tek këmba e djathtë në formë L. Zgjatuni me krahun e majtë duke anuar në drejtim të krahut të djathtë.

    5. Kthehuni në qendër dhe sjellni shuplakat e dorës në pozicionin e lutjes dh engadalë kryqëzoni ato mbi këmbën tuaj përpara duke i shtyer krahët në drejtim të djathtë.

    6. Kthehuni në qendër dhe me shuplakat e bashkuara filloni ngadalë të bëni një hark prapa duke i shtrirë krahët. Sigurohuni që të nxjerrni në pah barkun tuaj të shtrënguar dhe të ngritni kokën sa më lart.

    7. Kthehuni në qendër duke formuar sërish pozicionin me vithe të ngritura lart në formë trekëndëshi. Më pas kthehuni në pozicionin e fëmijës me trup të përkulur përtokë dhe mos harroni që të përsëritni gjithë sekuencën në anën e kundërt.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...