1.7 C
Priština
More

    Ja arsyet pse nuk jeni duke humbur peshë pas lindjes

    spot_imgspot_img

    Shumë nëna pajtohen se “pesha e foshnjes” është po aq hutuese sikurse edhe “sëmundja e mëngjesit”. E vjellura në mëngjes mund të mundojë një femër shtatëzëne me orë të tëra, ndërsa pesha e foshnjes di të bëhet e mundimshme edhe pasiqë foshnja të fillojë të ecë, flasë dhe të shokjë në shkollë. Ka arsye për këtë gjë, dhe ne ju sjellim 12 prej arsyeve.

    Je shumë e zënë për të ushtruar

    Një nga arsyet më të shpeshta është orari i mbingarkuar i nënave, posaqërisht nëse jeni e punësuar, pasiqë shpejtoni të arrini në të dy frontet. Nëse jeni amvise, duhet të gjeni kohë patjetër që të vizitoni palestrën.

    Ulesh të hash me fëmijët darkë

    …e pas disa orëve je e uritur sërish.

    Keni pushuar me dhënien gji

    Ky proces ju bën të harxhoni 380-600 kalori në ditë.

    Një shëtitje në park mund të konsiderohet stërvitje mirëpo…

    Nuk do e kryejë djegien e nevojshme të kalorive. Një shëtitje 60 minutëshe mund të djegë 243 kalori, që të humbasni gjysëm kilogrami në javë, ju duhet të djegni 500 kalori në ditë.

    E teproni me ushqim të shëndetshëm

    Edhe ushqimi i shëndetshëm mund të jetë i tepërt, keni kujdes sa kalori të fshehta ka në ato ushqime.

    Nuk bëni gjumë të mjaftueshëm

    Një studim tregon se femrat që bëjnë 5 orë apo më pak gjumë kanë mundësi 32 % më shumë të shtojnë peshë.

    Definicioni i takimit romantik

    Për shumicën e çifteve kjo nënkupton uljen në divan, ndonjë film të mirë dhe shumë ushqime. Zëvendësoni ato ushqime me të tilla që nuk janë përplot me kalori dhe yndyrëra.

    E “kërceni” mëngjesin

    Askush nuk e kupton ngutjen në mëngjes sikurse nënat, mirëpo derisa i ushqeni të gjithë në shtëpi, mos ngurron të hani edhe ju pasiqë në mëngjes trupi furnizohet me energjinë fillestare për të filluar ditën.

    Jeni një ngrërëse “vertikale”

    Bëni çfarë të bëni, mos hani në këmbë!

    Ende i mbani rrobat e maternitetit

    Të mbani rroba të gjëra dhe të mëdha është demotivuese për të humbur peshë dhe për t`u stëvitur dhe ju bën të ndjeheni OK për të ngrënë çizburger në vend se sallatë të shëndetshme.

    Jeni e fokusuar vetëm në një gjë

    Tani kjo gjë është foshnja, mirëpo një nënë e shëndetshme kontribuon për një familje të shëndetshme andaj është mirë që mos të harroni vetveten. Mos ngurron itë kërkoni ndihmë kur keni nevojë dhe sigurohuni të hani po aq kujdesshëm sikurse e ushqeni fëmijën tuaj. Mirëqenia juaj është po aq e rëndësishme sikurse mirëqenia e foshnjës suaj./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...