Truqet e frymëmarrjes që ju vënë në gjumë për vetëm pak sekonda
Asgjë nuk është më e sikletshme se të qëndruarit zgjuar gjatës, duke dëshiruar që truri juaj të ndalojë dhe të pushojë. Qumësht të ngrohtë, vajra aromatikë apo edhe numërimi i deleve – të gjitha këto metoda i kemi provuar. Por, zgjidhja më e re mund të jetë thjeshtë të mësuarit e frymëmarrjes.
ÇFARË ËSHTË?
Teknika e frymëmarrjes 4-7-8 u realizuar nga Dr. Andrew Weill nga Arizona, i cili përshkruan këtë metodë të jogs si “kryesisht të thjeshtë”, nuk merr pothuajse asnjë kohë, nuk kërkon pajisje të caktuar dhe mund të bëhet kudo.
Dr. Weill pohon se frymëmarrja 4-7-8 mund të ndihmojë njerëzit të bien në gjumë për vetëm 60 sekonda duke vepruar si një “qetësues natyral për sistemin nervor”, që redukton stresin dhe tensionin në trup.
SI TA BËNI ATË?
- Para se të filloni, vendosni majën e gjuhës suaj në mesin apo kulmin e gojës, mbi dhëmbët dhe vazhdoni ti mbani ashtu përgjatë ushtrimeve.
- Nxjerrni përmes gojës një frymëmarrje të thellë, kështuqë të arrini të lironi një zë “Whoo”.
- Mbyllni gojën dhe merrni frymë ngadalë dhe butësisht përmes hundës suaj duke numëruar deri në 4.
- Mbani frymëmarrjen dhe numëroni deri në shtatë.
- Më pas, nxjerrni frymën plotësisht përmes gojës suaj duke lëshuar një tingull për tetë sekonda me një frymëmarrje të madhe.
- Tani sërish merrni frymë dhe përsëritni ciklin tri herë prej një totali prej katër frymëmarrjeve.
Mbani mend: të gjitha frymëmarrjet inhaluese duhet të jenë të qeta dhe përmes hundës suaj, ndërsa frymëmarrjet nxjerrëse duhet të jenë me zë të lartë dhe përmes gojës suaj.
SI MUND TË NDIHMOJË KJO?
- Ajo merr më shumë oksigjen, relakson sistemin nervor parasimpatik dhe promovon gjendje qetësie.
- Ndihmon në ribalancimin e sistemit nervor i cili mund të mbi stimulohet gjatë periudhës së stresit.
- Ju ndihmon të lidheni me trupin tuaj dhe të merrni frymë si dhe të shkëputeni nga mendimet e përditshme që mund të ju privojnë nga gjumi./kosovarja.ch/