E dini si është, keni gëlltitur shpejtë lëng me gaz në teatër dhe tani të gjithëve ju pengon lemza juaj. Sigurisht që është e mërzitshme, mirëpo a e dinit se lemza është shenjë e diçkaje më serioze se bezdisja e të tjerëve?
Ndonjëherë është shenjë se jeni duke pasur sulm në zemër.
Para se të vraponi për në spital në momentin që keni lemzë të lehtë, ka edhe shenja tjera që e përcaktojnë nëse keni sulm. Së pari, kjo lemzë do të jetë e dhimbshme,e ashpër dhe vjen nga askund, kështu thotë neurologu Dijana Grin- Çandos në një artikull në Huffington Post.
E dini se jeni duke përjetuar sulm nëse lemza juaj shkakton dhimbje në gjoks, mpirje dhe shikim të paqartë, por lemza ndonjëherë është aq e ashpër saqë nuk i dalloni dot ato simptome.
Si duket, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm me lidhjen mes lemzës dhe sulmeve, në një anketë me 1000 femra vetëm 10% e tyre e dinte se ekzistonte kjo lidhje.
Nëse përjetoni lemzë të papritur dhe të dhimbshme, shkoni menjëherë në spital. Mos e injoroni lemzën tuaj, sado që ju duket qesharake./kosovarja.ch/