-4.6 C
Priština
More

    Gjashtë sekretet e femrave që nuk sëmuren kurrë

    spot_imgspot_img

    Janë disa persona që kurrë nuk sëmuren…mirëpo si ia dalin ashtu? A posedojnë sistem mbinjerëzor të imunitetit? Nuk mund të themi ashtu- mirëpo mund të themi se shprehitë e tyre të përditshme i shpëtojnë ata nga sëmundjet.

    1. Kanë kohë të caktuar të gjumit

    Studimet tregojnë se personat që bëjnë 8 orë gjumë në natë kanë tre herë më pak gjasa të ftohen, në krahasim me personat që bëjnë gjumë më pak se 7 orë. Arsyeja qëndron në atë se gjatë gjumit trupi juaj rigjenerohet dhe i rregullon hormonet e stresit që mund të ju bëjnë më të prirur për infeksione.

    2. Hanë ushqim të llojllojshëm

    Të ushqyerit me ushqime të pasura me antioksidantë si patatet e ëmbla (beta-karotinë), agrume dhe speca( vitaminë C), bajame (vitaminë E) dhe rrush të kuq (resveratrol) i rigjeneron qelizat e dëmtuara në luftën kundër baktereve dhe mikrobeve.

     

    3. Kujdesen për lukthin

    Çdo ditë sjellim diçka nga jashtë brenda organizmit tonë, edhepse shumica e baktereve dhe mikrobeve janë të padëmshme, disa prej tyre mund të shkaktojnë sëmundje. Në këtë rast lukthi juaj futet në aksion, bakteria e mirë e përforcon sistemin imunitar andaj duhet të merrni ushqime me probiotikë apo suplemente.

    4. Pastrojnë duart rregullisht

    Nuk çmendeni pas pastrimit të duarve mirëpo e zvogëloni rrezikun e sëmundjeve nëse i pastroni ato para se të hani, para dhe pas përgatitjes së ushqimit, pas përdorimit të tualetit si dhe pas teshtitjes dhe kollitjes.

    5. Përqafohen

    Nëse keni probleme në shtëpi apo punë, dilni me ndonjë mikeshë. Njerëzit me përkrahje sociale, kur ballafaqohen me stres, kanë gjasa më pak për sëmundje pasiqë përqafimi e përforcon sistemin imunitar./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...