Prolaktina është hormon i prodhuar në gjëndrën e hipofizës, i quajtur për shkak të rolit të saj në laktacion. Ajo gjithashtu ka funksione të tjera të spektrit të gjerë në trup nga veprimi në sistemin riprodhues deri tek ndikimi në sjelljen dhe rregullimin e sistemit imunitar.
Prolaktina ka funksion nxitjen e prodhimit të qumështit si dhe mbi 300 funksione tjera në trup. Rajonet e ndikimit të saj mund të ndahen në : riprodhim, metabolizëm, rregullimin e lëngjeve, rregullimin e sistemit imunitar si dhe funksioneve të sjelljeve.
Çfarë ndodh kur kemi shumë?
Gjendja e të pasurit tepricë të prolaktinës në gjak quhet hiperprolaktinemia, shkaktarë të zakonshëm të saj janë shtatëzënia, barërat që reduktojnë dopaminën, aktiviteti i ulët i gjëndrës tiroide, tumoret beninje të hipofizës. Simptomet përfshijnë prodhimin e padëshiruar të qumështit dhe çrregullime të ciklit menstrual.
Çfarë ndodh kur kemi më pak?
Gjendja kur kemi më pak prolaktinë quhet hipoprolaktinemia, dhe është një gjendje e rrallë që shfaqet tek personat me aktivitet të ulët të hipofizës. Ulja e sasisë së prolaktinës së sekretuar mund të rezultojë më prodhim të pamjaftueshëm të qumështit pas lindjes./kosovarja.ch/