1.1 C
Priština
More

    Çka flasin fantazitë seksuale për ju?

    spot_imgspot_img

    Fantazitë seksuale të gjithave u sillen nëpër kokë. Ndoshta mendoni që ato janë vetëm imagjinatë, mirëpo pikërisht përmes tyre mund të mësoni më shumë mbi veten tuaj. Ja se si ekspertët kanë definuar personalitetin e njerëzve në bazë të fantazive të tyre seksuale.

    Nënshtrimi

    A imagjinoni një seks të fuqishëm në të cilin ju jeni të nënshtruar? Nëse përgjigja është po, dijeni që në vete fshihni pasigurinë. Për këtë, shkencëtarët thonë se në fantazitë e tilla hyjnë personat e pasigurtë të cilët frikësohen të marrin iniciativë. Ato e respektojnë iniciatovën e partnerit dhe vetëm duan që të jenë të kënaqura. Nuk ka asgjë të keqe në të që partneri juaj t’u plotësojë dëshirën, mirëpo edhe ju do të duhej që ta dëgjoni atë, dhe nganjëherë të silleni sipas dëshirave të tij.

    Dominimi

    A imagjinoni për atë që të nënshktroni partnerin dhe të bëni me të gjithçka që u bie në mend? A ëndërroni për atë që do t’u nënshtrohet në tërësi? Në ju pra fshihet një dozë e caktuar e agresivitetit, mirëpo edhe e pasigurisë, sepse keni nevoje që të shtireni sikur dikush që është kryesori. Dominimi i përkohshëm është krejtësisht normal, mirëpo nëse vëreni që tek ju një agresivitet të theksuar, rishikoni pak sjelljet tuaja. 

    Shikimi i seksit të të tjerëve

    A keni imagjinuar ndonjëherë që të shikoni një çift se si bën dashuri? Ekspertët thonë që atë e bëjnë personat të cilët bartin xhelozinë në vete. Brenda asaj imagjinate fshihet dëshira për të bërë garë dhe krahasime. Nëse kjo aq shumë ju mundon, thjeshtë filloni edhe vetë ta praktikoni atë që bën çifti tjetër në imagjinatën tuaj. Shikimi i seksit të të tjerëve mund të tregojë edhe për atë se jeni kurreshtarë për nga natyra.

    Të tjerët ju shikojnë se si ju bëni dashuri

    A keni imagjinuar ndonjëherë që të tjerët ju shikojnë derisa ju bëni dashuri? Nëse po, do të thotë që ju jeni ngapak egzibicionist. Mirëpo, frikësoheni që të tregoni natyrën tuaj të egër, sepse juve ju pengon në atë edukimi i mirë që keni. Ekspertët thonë që nuk ka asgjë të keqe në atë që të çlironi pjesën tuaj të egër. Zbuloni partnerit tuaj fantazinë dhe së bashku mendoni në atë se si të bëni më të ngacmuese jetën tuaj seksuale.

    Seks grupor

    Imagjinimi i seksit grupor tregon se jeni kurreshtar dhe të hapur, mirëpo atë nuk guxoni t’i pranoni askujt. Sigurisht jeni rritur në një familje tradicionale dhe i përmbaheni atyre kornizave, mirëpo prirja juaj e fuqishme seksuale ju shton ëe të egërsoheni në imagjinatën tuaj. Mos harroni, është vërtetuar që imagjinata përmirëson jetën seksuale në jetën e vërtetë, prandaj mos u mundoni që të ndaloni imagjinatën tuaj…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...