-1 C
Priština
More

    Përse nuk ndahemi?

    spot_imgspot_img

    Përse me miliona njerëz të cilët janë të një lidhje të keqe martesore, nuk kanë fuqi të mjaftueshme që ta ndërpresin atë?

    Shumica e njerëzve i ikin ndarjes sepse frigohen nga problemet financiare dhe emotive që do t’i përcjellin, thotë një studim që e ka bërë kompania e avokaturës Slater&Gordon.

    Në një kërkim në të cilin kanë marrë pjesë 2000 çifte, rezultatet kanë treguar se një e pesta e njerëzve ndjehen të burgosur në lidhjen martesore dhe që më me dëshirë do të ndaheshin, mirëpo vetëm nëse do t’u garantohej siguria financiare. Një e katërta e tyre më nuk janë në dashuri me partnerin/en, kurse 15 përqind do të donin të kishim krejt një partner tjetër në martesë.

    Mirëpo, vetëm 3 nga 10 të intervistuarit kanë marrë në konsideratë opsionin e ndarjes apo ndarjes së përkohshme.

    Shkaku i pakënaqësisë në martesë shihet ndryshe nga burrat dhe gratë. Meshkujt fajësojnë jetën e varfër seksuale, përderisa femrave u pengon që në jetën e tyre nuk ka hapësirë për kënaqësi, por gjithçka sillet rreth brengës për para.

    Kërkimi, gjithashtu, zbulon që vetëm një e treta e femrave janë të gatshme që të dorëzojnë dokumentet për ndarje.

    Shumë gra të cilat janë financiarisht të varura nga burrat e tyre, brengosen se si do të mund të mbijetojnë financiarisht vetëm nëse ndahen, kurse për burrat është me rëndësi se çfarë pasojash do të kishte në familje ndarja.

    „Ekzistojnë mendime në shoqëri që njerëzit duhet të mbesin zë bashku, pa marrë parasysh se sa të palumtur janë“ thotë Amanda Mekalisterm, avokati kryesor i kompanisë Slater&Gordon. „Patjetër, ndarja duhet të jetë opcioni i fundit, mirëpo fakti që shumë çifte mbesin bashkë për shkak të arsyeve financiare, edhepse janë shumë të palumtur, është shumë i dhimbshëm“, përfundon Amanda.

    Realiteti është që ndarja mund të jetë një përvojë çlirimi, kurse kërkimi tregon që fëmijët janë më të lumtur kur prindërit e tyre janë ndarë të lumtur, sesa kur janë në një martesë të palumtur.

    10 arsyet më të shpeshta për t’i ikur ndarjes:

    • Nuk jam i/e sigurtë që kam fuqinë për t’u ndarë
    • Do të pendohem.
    • Shpresoj që do të bëhet më mirë
    • Do të ndikonte në familjen time/ duhet patjetër të rrijmë bashkë për shkak të fëmijëve.
    • Nuk do të mund që t’ia dal vetëm.
    • Nuk dua që të lëshoj shtëpinë time, e as të shes shtëpinë/banesën.
    • Jam shumë i/e moshuar që të shkoj tani e t’ia nis prej fillimit.
    • Do të ndihesha fajtor nëse i lë.
    • I frikësohem pavarësisë.
    • Frikësohem që do të jem i/e vetmuar./grauaja-sot.com/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...