Studimi i fundit britanik e zbulon informacionin interesant në lidhje me jetën e një vajze adoleshente.
Vajzat në një fazë kalimtare nga fëmijëria në moshën e rritur, e përjetojnë 123 herë në vit krizen e qarjës për shkak të djemëve, si dhe 257 herë grindjet me vëllezërit apo motrat. Të ballafaquara me hormonet e shfrenuar, ato gjatë një viti grinden 183 herë mesatarisht me nënën e tyre.
Arsyet e konfliktit janë të shumta, por arsya kryesore është dhoma e parregulluar. Ndër pesë shkaqet kryesore të grindjes së nënës dhe vajzës, është gjithashtu nevoja për tu përgjigjur gjithmonë në të gjitha pyetjet, marrëdhëniet me vëllezërit e motrat, marrëdhëniet me djemtë dhe daljet e vonë.
Mënyra e të veshurit, sjellja e vrazhdë, qëndrimi ndaj parave dhe shkollës, gjithashtu, janë arsyet që e ndezin fitilin.
Vetëm në moshën 23-vjeçare, pas shumë dyerve të përplasura (më shumë se 160 herë në vit), tani më gratë e reja kanë filluar që të vlerësojnë nënat e tyre, sipas një studimi nga një kompani britanike e produkteve kozmetike, Lil-Lets.
Tre të katërtat e grave të kësaj moshe, thonë se ato janë mirënjohëse për nënën e tyre, dhe 67 për qind të tyre i felenderohen gruas që i ka lindur dhe që janë bërë ato që janë sot.
Vajzat adoleshente nuk grinden vetëm me nënën e tyre, por edhe me të atin e tyre (157 herë në vit) dhe me shokët (125 herë) ose me vëllezërit e motrat (287 herë). Ato janë poashtu fajtore për shkak të faturës së telefonit të lartë sepse e kalojnë përafërsishtë 274 orë në vit duke folur në telefon. /kosovarja.ch/