-0.3 C
Priština
More

    Mësimet e joshjes franceze

    spot_imgspot_img

    Gratë franceze ngashënjimin e kanë kthyer në një art të vërtetë, dhe hapi i parë që mund të sjellë përsëri pamjen seksi, qëndron në ecjen e duhur të tyre. Ecni drejt, drejtojini supet tuaja dhe bëni hapa të vegjël. Më së miri është vënia e lehtë e këmbës para këmbës, në mënyrë që të ndikoj në kofshët tuaja, kjo patjetër që do të kap imagjinatën e anëtarëve të seksit të fortë, këshillon prodhuesi francez i të brendshmeve për femra dhe lodrave seksi, Soft Paris.

    Lëvizjet sensuale ndezin pasionin

    Ndër joshjet më të rëndësishme, janë lëvizjet. Ato duhet të jenë të buta dhe elegante, dhe asesi të zhurmshme dhe të dukshme. Përveç lëvizjeve sensuale, ndihmojnë edhe të brendshmet sexy për femra. Zgjedhje të mira janë unihopet dhe mbajtëset e unihopeve. Veshjet janë një hyrje e vërtetë në paralojë me partnerin tuaj.

    Edhe mbyllja e zinxhirit mund të jetë tërheqëse

    Respektimi i sjelljeve të meshkujve të sjellshëm, do të vije mirë egos së partnerit, prandaj do të duan që t’ju mbrojnë. Nëse dëshiron që t’ju hapë derën apo t’ju mbaj pallton, lejoni atë. E njëjta gjë vlen edhe për mbylljen e zinxhirit në fustan. Ky akt mund të jetë tërheqës, veçanërisht nëse ju nuk keni të veshur asgjë nën të.

    Veshni vetëm të brendshme dantelle

    Të brendshmet e gjysheve duhet të shmangen, dhe më së miri është për të zëvendësuar ato me të brendshme femrash dantelle. Ato mund të rrisin vetë-besimin tuaj, dhe të shërbejnë gjithashtu edhe si një lojë, me partnerin tuaj, ku pas secilës herë që partneri juaj e qëllon se çfare ju keni veshur, atëherë ju i hiqni një pjesë të rrobave.

    Pizhamet dhe çorapet janë të ndaluara

    Ashtu si të brendshmet e gjysheve, edhe çorapet dhe pizhamet, në shtrat nuk janë zgjidhja më e mirë. Ato nuk janë tërheqëse, kështu që është e mirë për të zëvendësuar ato me këmisha të nates transparente të cilat ndezin pasionet.

    Parfumet i zgjojnë shqisat

    Në një mbështetje të jetës seksuale më të mirë, ndihmojnë edhe kremërat ​​aromatike. Era tërheqëse të locionit të bazuar në çokollatë, me siguri do të zgjoj shqisat e partnerit tuaj, kurse shllagu është ideal për lojëra të nxehta.

    Joshja është një proces

    Joshja nuk është vetëm fillimi i një marrëdhënieje. Këtë aftësi duhet ta përdorni rregullisht, e cila nuk do të u lë të bini në rutinë. Kështu që partnerin mund të ngashënjeni në darkë apo në dyqan.

    Eksploroni veten, pastaj partnerin

    Për të qënë seksi i mirë, ju duhet që së pari të njihni veten tuaj dhe të kuptoni se çfarë ju nxit, dhe çfarë jo. Duhet të njihni trupin tuaj kështu që mund të drejtoni partnerin, dhe sipas dëshirës, në studim mund të përfshini edhe lodra seksi./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...