2.2 C
Priština
More

    Çka dëshirojnë mjekët që ju të dini për kancerin e gjirit?

    spot_imgspot_img

    Këto fakte befasues do të ju ndihmojnë të zvogëloni rrezikun, të mbështetni të tjerët dhe të qëndroni të shëndetshëm

    Ndiheni të përmbytur me sasinë e informacioneve në lidhje me kancerin e gjirit në disponim gjatë gjithë kohës këtë vit? Kudo që ju shikoni shihni produkte rozë apo raporte në lidhje me këtë temë. Mund të jetë e vështirë të kuptoni se çfarë është e re, e nevojshme dhe e dobishme. Ja pse Woman’s Day ka pyetur ekspertë të lartë që të vlerësojnë dis anga temat më pak të diskutuara (por shumë përkatëse) që ju mund të përdorni për ta parandaluar kancerin, ose ti ndihmoni të tjerët që të përballen me këtë diagnozë.

    Duhet të dini…

    Historitë online janë të frikshme. Interneti është një burim shumë i dëmshëm dhe i pështirë për gratë e sapo diagnostifikuara me kancer. Kjo për shkak se ata që janë të sëmurë janë të prirur për të parë vetëm rezultatet negative.

    Duhet të dini

    80% e gungave janë beninje. Ju mendoni se keni gjetur një gungë në gjoksin tuaj. Tani çfarë? Përsëritjani vetes, se shumica e gungave nuk janë kancer, thotë Deborah Lindner. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse jeni në të tridhjetat pasi më pak se 1 në 228 gra mund të zhvillojnë kancer në 10 vitet e ardhshme. Në moshën 40 vjeçare ky numër rritet 1 në 69 (rreziku juaj është më i lartë nëse keni histori familjare). Kontrolloni rregullisht gjoksin tuaj, thithat dhe lëkurën përreth dhe analizoni ndryshimet kohë pas kohe.

    Duhet të dini…

    Kanceri i gjirit nuk është vdekjëprurës nëse nuk arrin të përhapet apo shpërndahet. Kanceri i gjirit kategorizohet nëpër shkallë, nga shkalla 0 deri te shkalla IV duke u bazuar në madhësinë e tumorit, nëse nyjet limfatike kanë qeliza kancerogjene dhe ndonjë shenjë të metastases. Në mënyrë që të zbulohen në kohë anomalitë, sugjeorhet të bëhen eko dhe mamografi vjetore.

    Duhet të dini…

    Ballafaqimi me sëmundjen kërkon mbështetje specifike

    Nëse jeni pacient, bashkohuni në ndonjë grup për mbështetje ose takoni ndonjë terapist. Kjo mund të ju ndihmojë që të rimerrni kontrollin. Kjo ndikon në përmirësimin e normave të mbijetesës pasi këto pacientë shpesh herë luftojnë me ankthin, depresionin, apo çrregullime të stresit post-traumatik, kështuqë konsideroni rekomandimin e terapistit.

    Duhet të dini…

    Soja mund të ketë efekt pozitiv gjatë rrugëtimit me kancer. Ekspertët theksojnë se soja mund të imitojë aktivitetin e estrogjenit në trup, duke rritur nivelet e hormoneve dhe rrezikun e kancerit të gjirit. Ky produkt ka treguar efekt mbrojtës, thuhet sipas një studimi të bërë ku më shumë se 9000 prej grave të mbijetuara kanë konsumuar 10 mg ose më shumë soje në ditë, gjë që kishin për 25% rrezikun e përsëritjes.

    Duhet të dini…

    Të kesh gjoks të madh nuk do të thotë se kjo nxit kancerin e gjirit, por kjo bën që ta ndjeni më vështirë paraqitjen e ndonjë gunge, kështuqë kanë shumë rëndësi takimet mjekësore.

    Gjinjtë që ndjehen si me gunga në sipërfaqe, janë të zakonshme, dhe në shumë raste të padëmshme, sidomos para menstruacioneve. Tregoni mejkut tuaj nëse vëreni ndonjë masë të fortë që nuk lëviz, gjë që mund të jetë shqetësuese.

    Dendësia nuk ka të bëjë me atë se sa janë gjinjtë tuaj, por sa ind dhjamor përmbajnë. Rreth 47% të grave kanë gjoks të dendur dhe thuhet se gjysma e këtyre grave kanë rrezik për rritje të kancerit të gjriit. Nëse keni gjoks të dendur, e vetmja mënyrë për ti testuar është përmes mamografisë.

    Ju mund të keni thitha të brendshme apo të jashtme, por se sa janë të ngritura kjo nuk luan asnjë rol në shëndetin tuaj. Ajo që duhet të shikoni është nëse shihni ndonjë skuqje, rrjedhje, ndryshim në pamje duke përfshirë formën apo simetrinë. Këto shenja paralajmëruese duhet ti shqyrtoni mënjëherë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...