3.7 C
Priština
More

    Kjo femër heq dorë nga pija e Coca Cola-s, humb 50 kg

    spot_imgspot_img

    “Isha një e mvarur maniake për Coca Cola…”

    27 vjeçarja e vetshpallur si e mvarur nga pija e Coca Cola-s, arrin të humb 50 kg pasi ka hequr dorë nga ky lëng. Raportet tregojnë se Sarah Turner nga Birmingham ka pirë rregullisht 4 litra Coca Cola çdo ditë.

    “Isha shumë e varur nga Coca Cola. Mund ta konsumoja tërë ditën pa masë duke mos i menduar efektet negative në trupin tim”, thekson ajo për shtypin.

    Ajo vazhdon se ishte rregullisht e lodhur dhe pa energji për të vepruar e punuar diçka, dhe nuk ishte befasi pesha e saj e tepruar.

    Vetëm pak para një muaji u paraqit një grafikon me informata frikësuese rreth kësaj pije dhe sheqerit që përmban ajo. 20 minuta pas konsumit të kësaj pije, sheqeri nga Coca Cola fillon mënjëherë të procesohet nga trupi juaj dhe të shëndrrohet në yndyrë.

    Turner, nëna e tre fëmijëve, ka peshuar 110 kg si rezultat i pijes jo të shëndetshme. ajo tani peshon 57 kg dhe ka zvogëluar madhësinë e veshjeve, sidomos të fustaneve deri në tetë numra. Përgëzime zonjë!

    Turner, aktualisht përcjell programin për stërvitje dhe humbje të peshës “Slimming World”. Në dietën e saj ajo ka eliminuar tërësisht sheqerin si dhe duke bërë zgjedhje më të mençura të ngrënies si: patate, fasule dhe ushqime të pasura me protein./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...