Lexoni se çfarë është ajo që çdo grua ka nevojë që të aplikoj në lëkurë dhe trup, duke u kujdesur që gjithmonë të duket bukur dhe e kujdesur
Largoni make up para se të flini – Kjo është diçka që nënkuptohet, pa marrë parasysh sa e lodhur jeni, ju këtë duhet ta bëni. Largimi i kozmetikës (make up) rregullisht, është në gjysma e rrugës për lëkurë të shëndetshme dhe të ushqyer.
Hidratoni lëkurën tuaj – Në qoftë se keni lëkurë të thatë, sigurohuni që të përdorni krem për anti-plakje, për shkak se lëkura e thatë vërtetë plaket më shpejtë. Askush nuk dëshiron të shoh rrudhat në fytyrën e një vajze njëzet e pesë vjeqare.
Gjithmonë përdorni mbathje të duhura – Fatkeqsësisht, shumë shpesh ndodh që të mbajmë brekë joadekuate, apo brekë shumë të ngushtë. Mbathjet e brendshme konforte, janë të rëndësishme jo vetëm për shkak të ndjenjës së kënaqësisë, por edhe në aspektin shëndetësor.
Përkujdesuni për qimet e fytyrës – Vetullat duhet të jenë gjithmonë të rregulluara!
Mbani syze të diellit – Në qoftë se i mbani sytë vëngër (të rrudhur), jo vetëm që sytë tuaj do të sforcohen, por, gjithashtu do të krijohen edhe rrudhat rreth syve tuaj.
Eksperimentoni me ngjyra – Ndryshoni ngjyrat e hijezimeve për sy, dhe shmangni dukjen e njejtë gjithmonë. Pra, për këtë arsye është mirë që jeni femër, gjithmonë jeni në gjendje për të luajtur me kozmetikë.
Kozmetika e shtrenjtë nuk është e domosdoshme – Nuk ka nevojë që të shpenzoni një shumë të madhe të parave në kozmetikë, për tu dukur mirë. Gjithkush pëlqen grimin Chanel, por jo gjithkush mund edhe ta përballojë atë. Blini produkte që përputhen me kushtet tuaja financiare.
Megjithatë, ndonjëherë mund të blini – Mirë, një maskarë të cilësisë së lartë, me siguri mund të përballoni, kjo është shumë e nevojshme.
Lyejeni trupin me losion për trup – Pas dushit, gjithmonë lyejeni trupin me qumështin hidratues. Kur vijnë ditët e nxehta lëkura do t’ju falendëroj.
Pedikyr dhe manikyr – Nuk kemi nevojë për të folur rreth rëndësisë së mirëmbajtjes së thonjëve të duarve dhe këmbëve! Sigurohuni që thonjtë tuaj janë gjithmonë të rregulluar, pavarësisht nëse janë të lyer apo jo. /kosovarja.ch/