3.7 C
Priština
More

    Pse disa njerëz gjithmonë ndjejnë të ftohtë kur të tjerët jo

    spot_imgspot_img

    Nëse jeni person i zakonshëm, duhet të dini se si janë temperaturat jashtë, sepse përndryshe do të ngrini. Mirëpo ka disa persona që ndjejnë vapë në mes të dimrit edhepse janë të veshur me fanellë sportive dhe me xhinse. Nuk e kam kuptuar se edhe unë isha i këtij lloji, vetëm se unë ndjej të ftohtë gjatë tërë kohës.

    Shkrepëtimat e ngrohta dhe të ftohta mund të jenë indikatorë të shëndetit të dobët

    Pjesë e arsyes pse disa prej nesh ndjejnë të ftohtë të tepërt përderisa të tjerët ndjejnë të ngrohtë të tepërt, mund të jetë shëndeti juaj.

    Disa prej këtyre çështjeve kalojnë të pavërejtura siç janë, anemia, të ushqyerit e dobët, infeksione, probleme me peshën dhe tiroidit i heshtur.

    Mënyra e vetme e shërimit të këtij problemi janë kontrollet e rregullta mjekësore dhe bisedat e hapura me mjekët.

    Mund të jetë stresi

     Situatat stresuese siç janë grindja, puna e rëndë dhe orari i stërngarkuar mund të jenë shkaku i parehatisë në temperaturat normale.

    Nëse ndjeheni ngrohtë brenda zyres përderisa tjerët janë duke u mbështjellë me mbulesa, me siguri jeni të shqetësuar me dikë. Mundohuni që stresin e panevojshëm ta tejkaloni dhe të vazhdoni me ditën me pozitivitet, të ndjeheni e qetësuar dhe rehat.

    Njerëzit thonë se edhe gjendja emocionale ndikon në temperaturën trupore. Shembull, nëse jeni në depresion dhe ndjeheni të izoluar, me siguri që do të keni të ftohtë.

    E kundërta ndodh kur jeni e shoqërueshme dhe e lidhur, ajo ndjenjë e ngrohtë ndodhë si pasojë e njerëzve përreth.

    Si të shmangeni nga impulset ftohtë-ngrohtë

    Tani që e dimë se çfarë shkakton këto fenomene, dëshirojmë të dimë se si të rregullojëm këtë çështje?

    Si duket ekziston një spektër i gjërë i gjërave që duhet bërë për të shmangur devijimet e temperaturave, që nga mbathjet e deri tek ushqimi që hajmë, gjithçka luan rol në trupin tonë. Mirëpo truku kryesor se si të evitojmë temperaturat ekstreme është në kokat tona, paramendimi i vendeve të ngroht a tropikale është dëshmuar se i çliron endorfinat kimikale që ndihmojnë në mirëmbajtjen e temperaturës trupore./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...